Bota Postuar më 1 Nëntor 2022, 10:00

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Inflacioni në Eurozonë nivel rekord prej 10.7%, PBB zgjerohet me vetëm 0.2%

Nga SCAN TV
Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Inflacioni në Eurozonë

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët do të jenë të fokusuar te takimi i Rezervës Federale, që fillon sot. Banka qëndrore më e madhe në botë pritet të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë.

Edhe tregjet aziatike dhe kontratat “futurës” në Wall Street po qënrojnë në rritje. Në këtë mënyrë, bursat kanë zgjeruar fitimet e një dite më parë, pavarësisht të dhënave zhgënjyese mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe inflacionin në Eurozonë.

Ekonomia e bllokut u zgjerua me vetëm 0.2% në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa inflacioni rezultoi në një rekord të ri prej 10.7%. disa vende në botë, ndërkohë, kanë shfaqur shenjat e para të efekteve të krizës së çmimeve. Prodhimi i Brendshëm Bruto në Hong Kong ra me 4.5% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në fokus të tregjeve do të jenë fitimet tremujore të korporatave, por edhe disa të dhëna ekonomike në Holandë, Irlandë dhe Suedi, të cilat do të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomisë në Bashkimit Europian.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat