Bota Postuar më 31 Tetor 2022, 15:12

Çmimet e naftës ulen me 1 usd - Për shkak të COVID-19 dhe të dhënave të dobëta të aktivitetit të fabrikave në Kinë

Nga SCAN TV
Çmimet e naftës ulen me 1 usd - Për shkak të COVID-19 dhe

Çmimet e naftës ranë mbi 1 dollarë të hënën pas të dhënave më të dobëta se sa pritej për aktivitetin e fabrikave në Kinë dhe shqetësimeve se zgjerimi I ndalimeve për COVID-19 do të pakësojnë kërkesën. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë 1.2%, në 94.67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua me 86,83 dollarë për fuçi, me një rënie prej 1,2%.

Aktiviteti i fabrikave në Kinë, importuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, ra papritur në tetor, tregoi një sondazh zyrtar të hënën, i rënduar nga zbutja e kërkesës globale dhe kufizimet e rrepta të COVID-19 që goditën prodhimin. Qytetet kineze po forcojnë politikën e Pekinit për zero-COVID ndërsa infektimet shtohen, duke zbehur shpresat e mëparshme për një rikthim të kërkesës.

Kufizimet e rrepta të COVID-19 kanë dobësuar aktivitetin ekonomik dhe të biznesit, duke zvogëluar kërkesën për naftë. Importet e naftës së papërpunuar të Kinës për tre tremujorët e parë të vitit ranë 4.3% në bazë vjetore. Por, analistët mendojnë se një rrezik i mëtejshëm për kërkesën për naftë vjen nga Europa, që mund të hyjë në  recesion këtë dimër.

Sipas një sondazhi të S&P Global, Eurozona mund të hyjë në recesion, me aktivitetin e biznesit në tetor duke u tkurrur më shpejt në gati dy vjet, pasi rritja e kostove të jetesës i mban konsumatorët të kujdesshëm dhe pakëson kërkesën. Politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane po I qëndrojnë strikt planeve për të vijuar rritjen e normave të interesit edhe nëse kjo e shtyn bllokun në recesion dhe ngjall pakënaqësi politike.

Ndërkohë, disa nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në SHBA sinjalizuan se produktiviteti dhe rritja e vëllimit në pellgun e Permianit, fusha më e madhe e argjilorit në vend, po ngadalësohen.

Paralajmërimet erdhën pikërisht pasi eksportet e naftës në SHBA u rritën në një rekord javën e kaluar, duke i rritur pjesërisht çmimet e Teksasit Perëndimor deri në 3.4%.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......