Europa Postuar më 31 Tetor 2022, 15:09

Çmim rekord i grurit pas vendimit të Rusisë - Moska pezullon marrëveshjen që lejonte eksportin e grurit ukrainas

Nga SCAN TV
Çmim rekord i grurit pas vendimit të Rusisë - Moska pezullon

Shënon rekord cmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare pas pezullimit nga ana e Rusisë së marrëveshjes me Ukrainën për kalimin e grurit të Kievit nëpërmjet Detit të Zi si pasojë e sulmeve që pësoi flota ruse. Frika për një bllokim të zgjatur në kohë të eksportit të grurit dhe misrit ukrainas ka bërë që cmimet të prekin nivele rekord. Kontratat e së ardhmes së grurit në bursën e Çikagos u rritën të hënën në mëngjes me më shumë se 5%, ndërsa misri me mbi 2% për shkak të frikës së tkurrjes së furnizimeve.

Por nga ana e saj qeveria ukrainase bëri të ditur se 12 anije me grurë janë nisur nga Ukraina mëngjesin e të hënës pavarësisht tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara. Sipas ministrisë ukrainase të infrastrukturës delegacionet e OKB-së dhe Turqisë vendosën në dispozicion 10 skuadra inspektimi. Një vendim i tillë u pranua nga delegacioni ukrainas ndërsa ai rus është vënë në dijeni.

Marrëveshja e firmosur në 22 korrik në Stamboll i lejoi Ukrainës të transportonte më shumë se 9 milion ton drithëra, ndërsa Rusia u autorizua të eksportonte ushqime, duke kontribuar në uljen e cmimeve të ushqimeve me 15% në krahasim me nivelet rekord të muajit mars, pasi lufta në Ukrainë e kishte bërë të rrezikshme itenerarin tregtar.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......