Shqipëria Postuar më 31 Tetor 2022, 14:44

Ligj i ri për reduktimin e mbetjeve - Kumbaro: Prodhuesit do jenë përgjegjës për kthimin e tyre, po bëjmë gati draftin

Nga SCAN TV
Ligj i ri për reduktimin e mbetjeve - Kumbaro: Prodhuesit do jenë

Prodhuesit e shisheve plastike, kanoçeve, ambalazheve, etj. do të jenë përgjegjës për kthimin e tyre, me qëllim reduktimin e mbetjeve”. Gjithçka është njoftuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila bëri me dije se aktualisht po përgatitet projektligji , që do të rregullojë të gjithë këtë veprimtari.

Me buxhetin e vitit 2023, Kumbaro njoftoi se do të hyjnë në funskionim edhe disa pajisje për matjen e ndotjes së ajrit e që më pas do të mundësonin ndërmarrjen e politikave për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Mungesa e matjes për ndotjen e ajrit është trajtuar edhe nga emisioni investigativ “EkoSkaner” në TV SCAN, që nxorri në pah se mungesën e monitorimit të cilesisë së ajrit në qytetet kryesore të vendit duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe gjendjen e mjedisit, në shkelje të detyrimeve ligjore që ekzistojnë në këtë drejtim.

Ola Mitre / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......