Gruri, çfarë dokumentesh do t’u pranohen fermerëve? - AZHBR publikon listën, zgjerohen mundësitë e përfitimit

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka zgjeruar hapsirën e dokumentacionit që mund të dorëzojnë fermerët për të përfituar subvencionin prej 30 mijë lekë për hectare, për mbjelljen e grurit. Reagimi vjen nga shqetësimi i ngritur në media, një problematikë që është ndjekur edhe nga SCAN TV për kriteret penalizuese të skemës që lidhen me dokumentacionin e pronësisë.
Kështu, AZHBR sqaron se “do të pranohet çdo kontratë qiraje apo çdo dokument i ligjshëm që nënshkruhet ndërmjet palëve, duke përdorur formularin 12 i cili nënshkruhet ndërmjet palëve dhe siglohet në Njësinë Adminstrative. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, sqaron se janë të pranueshme deklarata noteriale të lëshuara nga qiradhënësi i cili përmend tokat bujqësore sipas dokumenteve të pronësisë që ia lëshon dikujt tjetër.
Nëse mungon harta treguese për AMTP dhe Njësia Vendore nuk e lëshon një kopje tjetër, fermeri mund dhe duhet të informohet që formulari 4 që plotësohet më të dhënat e pasurive bujqësore nga ky titull pronësisë, të firmoset nga punonjësi i ekstensionit bujqësor. Nëse mungon AMTP, apo ka humbur, Njësia Administrative lëshon shkresë zyrtare e cila informon se kush fermer është i pajisur me titullin e pronësisë AMTP me të dhënat identike si AMTP që mund të ketë humbur.
Sipas AZHBR afati për dorëzimin e dokumentacionit është 15 ditë nga njoftimi e-Albania/njoftimi zyrtar nga Agropika. Sipas të dhënave zyrtare nga AZHBR, në total kanë aplikuar me vetëdeklarim dhe zero dokumente nga e-albania 7470 fermerë dhe kërkesa për mbledhje të reja të grurit rezulton dero në 30 mijë hektare, apo sa dyfishi i fondit të vënë në dispozicion.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Borxhi i “pashpresë” i tatimeve kolosal, 57% e bizneseve nuk janë më - Totali 1.1 miliardë euro, por 39% detyrime janë me “moshë” më të madhe se 5 vjet
Ndërsa viti 2022 i ka gjetur tatimet me një vlerë kolosale detyrimesh të pambledhura në vlerën e 1.1 miliardë eurove, duhet nënvizuar se një pjesë e madhe e......

Inflacioni i Eurozonës shënon shifër rekord për muajin tetor – Pritet të ketë kaluar pragun e 10%
Inflacioni në eurozonë pritet të ketë arritur një nivel të ri rekord prej 10.7% në tetor. Nëse konfirmohet më vonë në nëntor nga Eurostat, agjencia zyrtare e......

Pse ‘bosi’ i Greqisë thuhet të jetë Kina?!
Që nga viti 2016 kompania kineze Cosco është pronarja e pjesës më të madhe të portit të Pireut. Në Greqi dhe që atëherë kinezët vendosin mbi zhvillimin e......

Holanda pengon anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen / Rrezikon të nxisë ndjenjat anti-BE dhe pro-ruse
Parlamenti holandez ka vendosur një çelës në shpresën që Rumania dhe Bullgaria të bëhen anëtarë të plotë të Shengenit, pasi kërkuan që të dy vendet të japin më......

Turizmi mjekësor në Gjermani në krizë!
Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin mjekësor jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i......

Pse disa vende nga Ballkani po tërhiqen nga Festivali i Eurovizionit 2023?!
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të......

Dollari e nis javën në rritje - FED pritet të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje
Dollari amerikan është forcuar në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi shpenzimet konsumatore në SHBA kanë konfirmuar gjendjen e mire të......

Nafta tregtohet pranë 95 dollarë - Infektimet me Covid-19 në Kinë dëmtojnë kërkesën. Pritet raporti i OPEC
Nafta e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë, për shkak të shqetësimeve se rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, do të dëmtojë kërkesën. Në anën tjetër,......