Dollari e nis javën në rritje - FED pritet të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje

Dollari amerikan është forcuar në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi shpenzimet konsumatore në SHBA kanë konfirmuar gjendjen e mire të ekonomisë amerikane dhe kanë zbehur shpresat se Rezerva Federale mund të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave.
Përballë jenit japonez dollari është rritur deri në 148, pjesërisht edhe për shkak të vendimit të Bankës së Japonisë për të vijuar me politikat monetare ultralehtësuese. Referuar të dhënave në SHBA, shpenzimet konsumatore u rritën më shumë se parashikimet e analistëve gjatë shtatorit, që sugjerojnë se presioni inflacionist vijon të jetë prezent.
Për këtë arsye, Rezerva Federale pritet të rrisë edhe me 75 pikë bazë normën bazë të interesit, në takimin e kësaj jave. Paundi britanik ka rënë poshtë 1.16 dollarëve, ndërsa gjatë këtij muaji pritet të publikojë fitime prej rreth 4%.
Tashmë, në fokus të tregjeve do të jetë plani ekonomik i kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 20,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1590 dollarë.
SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet pranë 95 dollarë - Infektimet me Covid-19 në Kinë dëmtojnë kërkesën. Pritet raporti i OPEC
Nafta e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë, për shkak të shqetësimeve se rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, do të dëmtojë kërkesën. Në anën tjetër,......

Bursat, në pritje të PBB dhe inflacionit - Të dhënat do të jenë vendimtare mbi ecurinë e politikave monetare
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e parë të javës, pasi investitorët po presin disa të dhëna ekonomike për eurozonën. Indeksi pan-Europian Stoxx......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e kaluar duke shënuar......

1% of Albanian boys leave for England on rafts! So far, 12 thousand Albanians have immigrated illegally to Britain
The British authorities are concerned about illegal immigration from Albania. "Sky" writes that the number of Albanian emigrants who are crossing by dinghies......

Interpol ngre shqetësimin mbi planin e Zuckerberg - Metaverse hap një botë të re të krimit kibernetik
Vendet anëtare të Interpolit kanë ngritur shqetësime se si të përgatiten për krime të mundshme metaverse, tha për Reuters Madan Oberoi, drejtor ekzekutiv i......

Propozimi i Putin për ta bërë Turqinë qendrën e gazit të Evropës merr reagim negativ nga SHBA-ja / Uashingtoni refuzon thirrjen
SHBA ka reaguar negativisht ndaj një propozimi të bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për BE-në. Presidenti turk......

Franca do të mbjellë 1 miliardë pemë deri në vitin 2030 – Macron shton fondet për zjarrfikëset dhe flotën e sigurisë
Në Francë, flakët shkatërruan 72,000 hektarë pyje këtë verë, ose gjashtë herë më shumë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit. Në fjalën e tij, Macron......

Djegia apo riciklimi? - BE peshon opsionet për gomat e përdorura
Më shumë se 50 milionë goma të mbeturinave mund të përfundojnë të grumbullohen për një kohë të pacaktuar në Evropë ose të eksportohen jashtë BE-së për t'u......