Propozimi i Putin për ta bërë Turqinë qendrën e gazit të Evropës merr reagim negativ nga SHBA-ja / Uashingtoni refuzon thirrjen

SHBA ka reaguar negativisht ndaj një propozimi të bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për BE-në.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbështeti së fundmi idenë e Kremlinit për krijimin e një qendre ndërkombëtare gazi në Turqi dhe i kërkoi qeverisë së tij më 14 tetor që të paraqesë shpejt planet e zbatimit.
“Ne kemi vazhduar t'u bëjmë thirrje aleatëve tanë që të ndërmarrin hapa për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë, për të reduktuar varësinë e energjisë nga Rusia. Dhe në rastin e Turqisë, ne po punojmë me ta nga afër për të ndihmuar në përpjekjet e tyre për të rritur sigurinë energjetike në afat të gjatë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
Putin e paraqiti idenë në një takim me presidentin turk në Kazakistan, duke thënë se Turqia është "rruga më e besueshme për gazin rus në Evropë".
“Ne i kemi kërkuar Turqisë dhe të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që askush nuk duhet të ishte bërë një strehë e sigurt për asetet ose transaksionet e paligjshme ruse dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë rast”, tha Patel.
Propozimi i Putinit shkaktoi shqetësim në Athinë, për shkak të përshkallëzimit shqetësues midis dy vendeve në Mesdheun lindor.
Por, duket se kjo ide nuk u pëlqen as partnerëve të BE-së.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se propozimi "nuk ka kuptim" duke pasur parasysh se Evropa synon të jetë e pavarur nga gazi rus.
SCAN
Sondazh

Franca do të mbjellë 1 miliardë pemë deri në vitin 2030 – Macron shton fondet për zjarrfikëset dhe flotën e sigurisë
Në Francë, flakët shkatërruan 72,000 hektarë pyje këtë verë, ose gjashtë herë më shumë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit. Në fjalën e tij, Macron......

Djegia apo riciklimi? - BE peshon opsionet për gomat e përdorura
Më shumë se 50 milionë goma të mbeturinave mund të përfundojnë të grumbullohen për një kohë të pacaktuar në Evropë ose të eksportohen jashtë BE-së për t'u......

Historia e ‘Qytetit të Ndaluar’ – Fakte interesante rreth pallatit perandorak më të madh në botë
Qyteti i Ndaluar Kinez, i quajtur Zijincheng ose Tzu-chin-ch’eng është një kompleks pallatesh perandorake në zemër të Pekinit. I porositur në 1406 nga......

SHBA, inflacioni u rrit me 0.5% në shtator - Gjithsesi të dhënat janë në përputhje me pritshmëritë
Një matës ekonomik që Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndjek nga afër, tregoi se inflacioni në vend qëndroi i fortë në muajin shtator, por......

Xhiro e pasurive të paluajtshme në BE - Mbizotërojnë ndjeshëm aktivitetet e menaxhimit të pronave dhe objekteve
Në dhjetë vitet e fundit, një "revolucion" i madh ka ndodhur në ekonominë europiane. Motori i ekonomisë (me gati 10% të PBB-së) ishte ndërtimi. Megjithatë,......

Inflacioni në Francë shënon rekord të ri - Ekonomia regjistroi një rritje shumë të dobët tremujorin e tretë
Ekonomia e Francës pati një rritje të dobët në tremujorin e tretë pasi shpenzimet e familjeve u bllokuann dhe një rritje e mprehtë e inflacionit në tetor......

Javë e “zymtë” për “Big Tech”- Alphabet, Amazon, Meta dhe Microsoft në total humbën mbi 350 miliard USD në treg
Përveç Apple, ishte një javë e “zymtë” për fitimet e gjigantëve të teknologjisë, ose siç njihen ndryshe “Big Tech”. Alphabet, Amazon, Meta dhe Microsoft së......

Rritet tregu i sigurimeve, 15 milion dollarë më shumë se 2021 - AMF: Rritje 15.4% në janar-shtator, Kompanitë nënshkruan thuajse 1 milion kontrata
Ashtu si tregjet financiare në përgjithësi, veçanërisht ata të bonove të thesarit, rritje të fortë këtë vit ka shënuar edhe tregu i sigurimeve, arkëtimet e të......