Inflacioni në Francë shënon rekord të ri - Ekonomia regjistroi një rritje shumë të dobët tremujorin e tretë

Ekonomia e Francës pati një rritje të dobët në tremujorin e tretë pasi shpenzimet e familjeve u bllokuann dhe një rritje e mprehtë e inflacionit në tetor tregoi panoamën e zymtë që pritet në tremujorin e fundit të vitit.
Ekonomia e Francës u rrit me 0.2% në periudhën korrik-shtator, në përputhje me pritshmëritë e tregut, treguan të dhënat paraprake nga agjencia zyrtare e statistikave INSEE. Ndërkohë, çmimet e konsumit në muajin tetor shënuan rritje spirale. Në bazë të harmonizuar me Bashkimin Europian, inflacioni u rrit me 1.3% nga muaji në muaj, i nxitur nga rritja e kostove të produkteve të naftës dhe çmimet e ushqimeve.
Norma nga viti në vit doli në 7.1% kundrejt 6.2% një muaj më parë, konfirmoi INSEE, duke tejkaluar një rekord të mëparshëm prej 6.8% për ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës. Rritja e inflacionit në tetor pasoi dy muaj radhazi të ngadalësimit të rritjes së çmimeve të konsumit. Franca ka ecur më mirë se fqinjët e saj në zbutjen e rritjes së çmimeve, megjithëse disa ekonomistë kanë paralajmëruar se shpenzimet e saj të mëdha për mbrojtjen e përgjithshme për familjet do të japin pasoja negative më vonë.
Të dhënat franceze vijnë një ditë pasi Banka Qendrore Europiane ngriti sërish normat e interesit, e shqetësuar se rritja e shpejtë e çmimeve po rrënjoset. Ajo ngriti normën e saj të depozitave me 75 pikë bazë të tjera në 1.5% - norma më e lartë që nga viti 2009.
INSEE në fillim të këtij muaji parashikoi rritje të palëvizshme për tre muajt e fundit të vitit.
Ndërkohë dhe në Itali shënohet një rekord inflacioni pranë 12%. Sipas të dhënave paraprake, treguesi për çmimet e konsumit në të gjithë vendin, regjistroi një rritje prej 3.5% në muajin tetor mbi një bazë mujore, ose 11.9% në bazë vjetore.
Rritja e fortë ka të bëjë kryesisht me cmimet e energjisë nga 44.5% në shtator në 73.2% në tetor, si dhe me cmimet e produkteve ushqimore nga 11.4%. në 13.1%.
SCAN
Sondazh

Javë e “zymtë” për “Big Tech”- Alphabet, Amazon, Meta dhe Microsoft në total humbën mbi 350 miliard USD në treg
Përveç Apple, ishte një javë e “zymtë” për fitimet e gjigantëve të teknologjisë, ose siç njihen ndryshe “Big Tech”. Alphabet, Amazon, Meta dhe Microsoft së......

Rritet tregu i sigurimeve, 15 milion dollarë më shumë se 2021 - AMF: Rritje 15.4% në janar-shtator, Kompanitë nënshkruan thuajse 1 milion kontrata
Ashtu si tregjet financiare në përgjithësi, veçanërisht ata të bonove të thesarit, rritje të fortë këtë vit ka shënuar edhe tregu i sigurimeve, arkëtimet e të......

Ndahen çmimet ekonomike “Vangjush Gambeta 2022” - Kronika më e mirë televizive shkon për gazetaren e SCAN TV
Roli i gazetarisë ekonomike dhe investigative është thelbësor në rritjen e transparencës së institucioneve shtetërore si dhe në krijimin e një konkurrence të......

Katër aplikime të reja për centrale diellorë - Rriten kërkesat e investitorëve për parqe te mëdhenj, por pak miratime nga MIE
Një muaj pas depozitimit të 3 aplikimeve, 4 kërkesa të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të......

Norvegjia mund të jetë rubineti i ri i gazit në Evropë - Por me çfarë çmimi?
Në nevojë për të gjetur furnizime të reja energjie për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rritjes së çmimeve si pasojë, Evropa po shikon Norvegjinë......

BE cakton grante për Ballkanin Perëndimor – Ja sa para do të jepen për secilin vend për të përballuar krizën energjetike
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është në një turne në Ballkanin Perëndimor. Ajo bëri të ditur se do të miratohen 500 milionë euro grante......

4,550 vende dhe 7 shoferë - Zvicra vë në punë trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë
Zvicra do të përpiqet të nisë trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë, si pjesë e festimeve për 175 vjetorin e hekurudhave në vend. Treni ka 4550 vende të......

Urusla von der Leyen në turne në Ballkan – Diskuton në Serbi marrëdhëniet me Kosovën dhe energjinë
Ka premtime për prosperitet në pjesën serbe të turit ballkanik të Presidentit të Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen u takua me presidentin serb......