Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2022, 11:37

Ndahen çmimet ekonomike “Vangjush Gambeta 2022” - Kronika më e mirë televizive shkon për gazetaren e SCAN TV

Nga SCAN TV
Ndahen çmimet ekonomike “Vangjush Gambeta 2022” - Kronika

Roli i gazetarisë ekonomike dhe investigative është thelbësor në rritjen e transparencës së institucioneve shtetërore si dhe në krijimin e një konkurrence të ndershme për bizneset. Në edicionin e 14 të ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët të mbajtur në Prishtinë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka organizuar një forum diskutimi,  mbi ndikimin e medias në fenomenin e infomalitetit.

Ashtu sikurse është bërë traditë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë edhe çmimet vjetore “Vangjush Gambeta 2022” për gazetarët e ekonomisë. Çmimi për kronikën më të mirë ekonomike televizive të vitit shkoi për gazetaren e SCAN TV, Elisabeta Dosku.

Çmimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkuar në Shqipëri iu dha gazetares Esmeralda Topi, për Kosovën gazetares Marigona Brahimi dhe për Maqedoninë e Veriut, gazetarit Xhenur Iseni.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat