Katër aplikime të reja për centrale diellorë - Rriten kërkesat e investitorëve për parqe te mëdhenj, por pak miratime nga MIE

Një muaj pas depozitimit të 3 aplikimeve, 4 kërkesa të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, duke treguar interesin që investitorët kanë për energjinë diellore. Referuar aplikimeve, fuqia e instaluar për njërin prej projekteve është 22.59 MW, ndërsa parashikohet të ndërtohet në fshatin Bashkim të Fierit.
Aplikimi i dytë përfshin një central me kapacitet të instaluar 20.96 MW, në Elbasan, ndëra tjetri parashikon ndërtimin e një centrali 40.56 MW, në fshatin Sheq Marinas të Fierit. Ndërkohë që, aplikimi i katërt është për një central me fuqi 10 MW, në Plug të Fierit. Në rast të finalizimit të procedurave, projektet nuk do të përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë. Së fundmi, investitorët kanë rritur interesin për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, pasi janë një sërë kërkesash të bëra pranë MIE. Pak muaj më parë, pranë këtij dikasteri u dorëzuan edhe 2 aplikime të tjerë, për centrale me fuqi të instaluar prej 100 MW dhe 49.855 MW.
Paralelisht, 2 parqe të tjerë janë në fazë edhe më të avancuar. Më konkretisht, bëhet fjalë për centralet “Blue 1” dhe “Blue 2”, me një fuqi totale të instaluar prej 100 MW, njëri prej të cilëve është licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e prodhimit të energjisë. Gjithsesi, pavarëissht numrit të lartë të aplikimeve edhe për centrale deri në 2 MW, numri i miratimeve të dhëna nga MIE është i ulët, ndërkohë që ky është hapi kryesor për të avancuar me proceduart e mëtejshme për funskionimin e këtyre impianteve.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Norvegjia mund të jetë rubineti i ri i gazit në Evropë - Por me çfarë çmimi?
Në nevojë për të gjetur furnizime të reja energjie për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rritjes së çmimeve si pasojë, Evropa po shikon Norvegjinë......

BE cakton grante për Ballkanin Perëndimor – Ja sa para do të jepen për secilin vend për të përballuar krizën energjetike
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është në një turne në Ballkanin Perëndimor. Ajo bëri të ditur se do të miratohen 500 milionë euro grante......

4,550 vende dhe 7 shoferë - Zvicra vë në punë trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë
Zvicra do të përpiqet të nisë trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë, si pjesë e festimeve për 175 vjetorin e hekurudhave në vend. Treni ka 4550 vende të......

Urusla von der Leyen në turne në Ballkan – Diskuton në Serbi marrëdhëniet me Kosovën dhe energjinë
Ka premtime për prosperitet në pjesën serbe të turit ballkanik të Presidentit të Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen u takua me presidentin serb......

A është Mansa Musa njeriu më i pasur që ka jetuar ndonjëherë? – Ja historia e sundimtarit
Elon Musk është tashmë njeriu më i pasur në botë, sipas listës së miliarderëve. Por ai nuk është aspak njeriu më i pasur i të gjitha kohërave. Ky titull......

Janë ndër automjetet më të shitura në botë – Ja markat e makinave që janë në pronësi të Volkswagen
Volkswagen Auto Group, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë, duke fituar të ardhura prej 252.6 miliardë eurosh për vitin fiskal 2019.......

8 Vende në planet ku graviteti nuk funksionon
Planeti Tokë jeton nga ligjet e gravitetit të zbuluara nga Isaac Newton. Por ka anomali gravitacionale në disa vende ku nuk mund të zbatohet ky ligj. Këto......

Google është në një botë telashesh nga qeveritë kudo – Ja vendet me problematika dhe ato që po shtojnë kontrollin
Të jesh i suksesshëm është një biznes i rrezikshëm. Në të gjithë botën, nëntë në çdo dhjetë kërkime në ueb kryhen në Google, por ky lloj dominimi fitimprurës......