Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2022, 11:44

Rritet tregu i sigurimeve, 15 milion dollarë më shumë se 2021 - AMF: Rritje 15.4% në janar-shtator, Kompanitë nënshkruan thuajse 1 milion kontrata

Nga SCAN TV
Rritet tregu i sigurimeve, 15 milion dollarë më shumë se 2021 -

Ashtu si tregjet financiare në përgjithësi, veçanërisht ata të bonove të thesarit, rritje të fortë këtë vit ka shënuar edhe tregu i sigurimeve, arkëtimet e të cilit rezyultojnë në totaj thuajse 15 milionë dollarë më shumë se një vit më parë. Të dhënat vijnë përmes Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, sipas të cilit të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2022 kapën vlerën 15,5 miliardë lekë, afërisht 155 milionë dollarë, ose 9.46% më shumë se në janar-shtator 2021. Gjatë periudhës janar-shtator 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 981,393  me një rritje prej 15.49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.83% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.08%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.56% të totalit të tregut.

Ndërkohë që nga ana tjetër rënie kanë shënuar dëmet e paguara nga komppanite. Gjatë periudhës janar-shtator 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,7 miliardë lekë, ose 7.70% më pak se në periudhën janar-shtator 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shtator 2022 kapën vlerën e 3,2 miliardë lekëve, duke pësuar një rritje me rreth 8.45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat