Xhiro e pasurive të paluajtshme në BE - Mbizotërojnë ndjeshëm aktivitetet e menaxhimit të pronave dhe objekteve

Në dhjetë vitet e fundit, një "revolucion" i madh ka ndodhur në ekonominë europiane. Motori i ekonomisë (me gati 10% të PBB-së) ishte ndërtimi. Megjithatë, tashmë ky sektor nuk i kalon 6%, ndërkohë që aktivitetet janë të përqendruara në botën e shërbimeve të pasurive të paluajtshme. Nga menaxhimi, te vlerësimi, te menaxhimi i projekteve: një zinxhir i tërë aktivitetesh që ishte margjinal në shekullin e kaluar dhe që sot përfaqëson mbi 13% të PBB-së.
Për më shumë se dhjetë vjet zinxhiri i shërbimeve të pasurive të paluajtshme ka qenë vazhdimisht në inovacion për t'iu përshtatur nevojave dhe kërkesave të reja të shoqërisë. Aftësitë janë rritur, asetet e menaxhuara dhe të përpunuara janë shumë më të gjera, numri i shërbimeve të ofruara është rritur, cilësia gjithashtu.
Në vitin 2021, xhiro e aktiviteteve të shërbimeve të pasurive të paluajtshme në pesë vendet kryesore europiane vlerësohet në rreth 345 miliardë euro, në rënie me 1.2% krahasuar me vitin 2020. Gjermania konfirmohet si tregu me performancën më të mirë, me më shumë se 125 miliardë euro dhe një nivel të lartë stabiliteti krahasuar me vitin 2020 (+0.3 për qind). Nga ana tjetër, Franca shënoi një rënie prej 10.8% të xhiros, e cila në vitin 2021 e mbylli me 76 miliardë euro.
Nga ana tjetër, Italia shënoi një rënie krahasuar me vitin 2020, me gati tre pikë përqindjeje dhe një volum prej 36 miliardë euro. Parashikimi është të arrijë rreth 40 miliardë euro xhiro deri në fund të vitit 2023.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rritje të fortë të xhiros prej rreth 8.6% (79.6 miliardë euro, nga 73.3 në 2020). Spanja karakterizohet gjithashtu nga një rënie e xhiros me 2.4% nga 29.2 miliardë euro në 2020, në 28.5 miliardë në 2021.
Përsa i përket punësimit, sektori i shërbimeve të pasurive të paluajtshme ka një peshë më të ulët në fuqinë punëtore totale sipas vendeve të ndryshme, me një mesatare të qëndrueshme europiane në 1.3%, që korrespondon me 3.23 milionë të punësuar. Këtyre u shtohet një numër pak më shumë se 1.2 milionë punonjës me kohë të pjesshme.
SCAN
Sondazh

Inflacioni në Francë shënon rekord të ri - Ekonomia regjistroi një rritje shumë të dobët tremujorin e tretë
Ekonomia e Francës pati një rritje të dobët në tremujorin e tretë pasi shpenzimet e familjeve u bllokuann dhe një rritje e mprehtë e inflacionit në tetor......

Javë e “zymtë” për “Big Tech”- Alphabet, Amazon, Meta dhe Microsoft në total humbën mbi 350 miliard USD në treg
Përveç Apple, ishte një javë e “zymtë” për fitimet e gjigantëve të teknologjisë, ose siç njihen ndryshe “Big Tech”. Alphabet, Amazon, Meta dhe Microsoft së......

Rritet tregu i sigurimeve, 15 milion dollarë më shumë se 2021 - AMF: Rritje 15.4% në janar-shtator, Kompanitë nënshkruan thuajse 1 milion kontrata
Ashtu si tregjet financiare në përgjithësi, veçanërisht ata të bonove të thesarit, rritje të fortë këtë vit ka shënuar edhe tregu i sigurimeve, arkëtimet e të......

Ndahen çmimet ekonomike “Vangjush Gambeta 2022” - Kronika më e mirë televizive shkon për gazetaren e SCAN TV
Roli i gazetarisë ekonomike dhe investigative është thelbësor në rritjen e transparencës së institucioneve shtetërore si dhe në krijimin e një konkurrence të......

Katër aplikime të reja për centrale diellorë - Rriten kërkesat e investitorëve për parqe te mëdhenj, por pak miratime nga MIE
Një muaj pas depozitimit të 3 aplikimeve, 4 kërkesa të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e centraleve të......

Norvegjia mund të jetë rubineti i ri i gazit në Evropë - Por me çfarë çmimi?
Në nevojë për të gjetur furnizime të reja energjie për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rritjes së çmimeve si pasojë, Evropa po shikon Norvegjinë......

BE cakton grante për Ballkanin Perëndimor – Ja sa para do të jepen për secilin vend për të përballuar krizën energjetike
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është në një turne në Ballkanin Perëndimor. Ajo bëri të ditur se do të miratohen 500 milionë euro grante......

4,550 vende dhe 7 shoferë - Zvicra vë në punë trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë
Zvicra do të përpiqet të nisë trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë, si pjesë e festimeve për 175 vjetorin e hekurudhave në vend. Treni ka 4550 vende të......