Turizmi mjekësor në Gjermani në krizë!

Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin mjekësor jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i sëmundjeve komplekse që tejkalojnë mundësitë e kujdesit ndaj pacientëve në vendet e tyre.
Fushat më të kërkuara mjekësore janë ortopedia, mjekësia interne, kardiologjia dhe kirurgjia. "Sidomos në rastin e sëmundjeve të rralla, pacientët kërkojnë trajtimin më të mirë, i cili më pas mund të kombinohet me një udhëtim në Gjermani. Trajtimi në Gjermani ka edhe arsye prestigji", thotë Mariam Asefi, shefe e departamentit të kërkimit në fushën e turizmit për mjekimin në Bon-Rhein-Sieg.
‘Arsyet që ndikojnë në uljen e numrit të trajtimeve në Gjermani janë gjithashtu edhe çmimet e naftës, mungesa e stabilitetit të monedhës si dhe zhvillimet reale të pagave,’ thotë Asefi për DW.
Udhëtimet për shërbimin mjekësor janë në rritje në mbarë botën si rezultat i globalizimit. Rreth 30 vende janë të përfshira në këtë fushë, ndër to edhe SHBA, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Turqia, si më të njohurat në këtë drejtim. Gjermania ka qenë gjithashtu një nga destinacionet kryesore të këtij lloj turizmi për shumë vite dhe konsiderohet të jetë relativisht e lirë. Në vitin 2020, në Gjermani u trajtuan mbi 65.000 pacientë të huaj nga 177 vende. Nga vendet europiane, shumica e pacientëve vinin nga Polonia (mbi 10.000) dhe Holanda (pothuajse 6.000). Shumica e pacientëve jashtë BE-së vinin nga Rusia (më shumë se 2.000), Ukraina (rreth 1.400) ose Arabia Saudite (pothuajse 500).
Pavarësisht reputacionit të Gjermanisë si një destinacion kryesor për trajtim mjekësor, kërkesa për klinika gjermane në radhët e pacientëve ndërkombëtarë ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Mariam Asefi sheh një rënie veçanërisht te pacientët rusë. Në vitin 2020, numri i tyre ra me 34 %. Pas pandemisë, kërkesa për trajtim nga vendet e tjera, veçanërisht vendet e BE-së dhe disa vende arabe, u rrit sërish, por jo aq sa për të mbushur boshllëkun që ka lënë mosardhja e pacientëve rusë.
Spitalet e ndjejnë këtë qartë për shembull, Spitali Universitar i Freiburgut, i cili ka një departament të posaçëm për pacientët nga vendet jashtë BE. Edhe këtu, numrat kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të lidhura me udhëtimin. Në vitin 2021, rreth 800 nga rreth 90.000 pacientët e spitalit u trajtuan në këtë departament. Për krahasim: Në vitin 2020 ishin ende 1070. Shumica e tyre vinin nga Ukraina, një e katërta e pacientëve vinin nga Rusia.
Edhe para pandemisë, disa klinika i kthyen shpinën turizmit për trajtim mjekësor. Një zëdhënës i Spitalit Universitar Düsseldorf (UKD) tha për DW se ata nuk kanë kërkuar në mënyrë aktive pacientë nga vendet e tjera për disa vite. Të ardhurat nga kjo fushë veprimi nuk janë më të rëndësishme si dikur. Turizmi për trajtim mjekësor nuk është më një fushë strategjike për UKD.
Diçka e ngjashme mund të vërehet edhe në klinikat e Berlinit Vivantes. Zona "Vivantes International Medicine”, e cila ishte krijuar posaçërisht për pacientët e huaj, është mbyllur më 31 mars të këtij viti, sepse kërkesa po binte dhe mbajtja e saj nuk kishte më leverdi financiare. Më pak se 1.000 pacientë jashtë BE-së u trajtuan në vitin 2020, kryesisht nga Rusia dhe vendet arabe. Në vitet 2016 deri në 2019 kishte rreth 1.200 pacientë.
Pavarësisht reputacionit të mirë të klinikave gjermane në mbarë botën, turizmi për trajtimin mjekësor në Gjermani është në krizë. Është e paqartë se deri në çfarë mase kjo fushë mund të ripërtërihet nga pandemia corona dhe lufta e Ukrainës në vitet e ardhshme. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Pse disa vende nga Ballkani po tërhiqen nga Festivali i Eurovizionit 2023?!
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të......

Dollari e nis javën në rritje - FED pritet të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje
Dollari amerikan është forcuar në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi shpenzimet konsumatore në SHBA kanë konfirmuar gjendjen e mire të......

Nafta tregtohet pranë 95 dollarë - Infektimet me Covid-19 në Kinë dëmtojnë kërkesën. Pritet raporti i OPEC
Nafta e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë, për shkak të shqetësimeve se rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, do të dëmtojë kërkesën. Në anën tjetër,......

Bursat, në pritje të PBB dhe inflacionit - Të dhënat do të jenë vendimtare mbi ecurinë e politikave monetare
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e parë të javës, pasi investitorët po presin disa të dhëna ekonomike për eurozonën. Indeksi pan-Europian Stoxx......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e kaluar duke shënuar......

1% of Albanian boys leave for England on rafts! So far, 12 thousand Albanians have immigrated illegally to Britain
The British authorities are concerned about illegal immigration from Albania. "Sky" writes that the number of Albanian emigrants who are crossing by dinghies......

Interpol ngre shqetësimin mbi planin e Zuckerberg - Metaverse hap një botë të re të krimit kibernetik
Vendet anëtare të Interpolit kanë ngritur shqetësime se si të përgatiten për krime të mundshme metaverse, tha për Reuters Madan Oberoi, drejtor ekzekutiv i......

Propozimi i Putin për ta bërë Turqinë qendrën e gazit të Evropës merr reagim negativ nga SHBA-ja / Uashingtoni refuzon thirrjen
SHBA ka reaguar negativisht ndaj një propozimi të bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për BE-në. Presidenti turk......