Pse disa vende nga Ballkani po tërhiqen nga Festivali i Eurovizionit 2023?!

Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC 2023 në Liverpool.
Radio televizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.
Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë.
Radiotelevizioni publik i Maqedonisë së Veriut, MRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC gjendjen aktuale ekonomike: "Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta. Vendimi për t'u tërhequr nga ESC vlen për këtë vit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”
Edhe Radiotelevizioni publik i Bosnjë-Hercegovinës, BHRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC shkaqe ekonomike.
Kurse tendenca e Radiotelevizionit publik të Bullgarisë, BNT, është relativisht e qartë: "Bullgaria nuk do të marrë pjesë në ESC 2023 dhe ndoshta as në edicionet e ardhshme. Pas analizave, u vendos që ky program nuk është më i rëndësishëm për Radiotelevizionit publik të Bullgarisë.” DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari e nis javën në rritje - FED pritet të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje
Dollari amerikan është forcuar në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi shpenzimet konsumatore në SHBA kanë konfirmuar gjendjen e mire të......

Nafta tregtohet pranë 95 dollarë - Infektimet me Covid-19 në Kinë dëmtojnë kërkesën. Pritet raporti i OPEC
Nafta e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë, për shkak të shqetësimeve se rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, do të dëmtojë kërkesën. Në anën tjetër,......

Bursat, në pritje të PBB dhe inflacionit - Të dhënat do të jenë vendimtare mbi ecurinë e politikave monetare
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e parë të javës, pasi investitorët po presin disa të dhëna ekonomike për eurozonën. Indeksi pan-Europian Stoxx......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e kaluar duke shënuar......

1% of Albanian boys leave for England on rafts! So far, 12 thousand Albanians have immigrated illegally to Britain
The British authorities are concerned about illegal immigration from Albania. "Sky" writes that the number of Albanian emigrants who are crossing by dinghies......

Interpol ngre shqetësimin mbi planin e Zuckerberg - Metaverse hap një botë të re të krimit kibernetik
Vendet anëtare të Interpolit kanë ngritur shqetësime se si të përgatiten për krime të mundshme metaverse, tha për Reuters Madan Oberoi, drejtor ekzekutiv i......

Propozimi i Putin për ta bërë Turqinë qendrën e gazit të Evropës merr reagim negativ nga SHBA-ja / Uashingtoni refuzon thirrjen
SHBA ka reaguar negativisht ndaj një propozimi të bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për BE-në. Presidenti turk......

Franca do të mbjellë 1 miliardë pemë deri në vitin 2030 – Macron shton fondet për zjarrfikëset dhe flotën e sigurisë
Në Francë, flakët shkatërruan 72,000 hektarë pyje këtë verë, ose gjashtë herë më shumë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit. Në fjalën e tij, Macron......