Shqipëria Postuar më 31 Tetor 2022, 12:06

Borxhi i “pashpresë” i tatimeve kolosal, 57% e bizneseve nuk janë më - Totali 1.1 miliardë euro, por 39% detyrime janë me “moshë” më të madhe se 5 vjet

Nga SCAN TV
Borxhi i “pashpresë” i tatimeve kolosal, 57% e bizneseve nuk

Ndërsa viti 2022 i ka gjetur tatimet me një vlerë kolosale detyrimesh të pambledhura në vlerën e 1.1 miliardë eurove, duhet nënvizuar se një pjesë e madhe e tij rezulton i pambledhshëm. Kjo duke parë moshën e këtyre detyrimeve, pro edhe pasi një pjesë e mirë e kompanive debitore nuk ekzistojnë më.

Në fillim të vitit 2022 këto detyrime rezultojnë në vlerën rreth 134,9 miliardë lekë, ose mbi 1.1 miliardë euro, që i përket një numri prej rreth 192,701 subjektesh debitore, numër që është rritur ndjeshëm gjatë vitit të shkuar. Por nga ana tjetër, bie në sy se pjesë dërrmuese e detyrimeve janë me moshë më të madhe se 5 vjeccare.

Nga të dhënat që ka publikuar Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi gjendej e borxhit tatimor, rezulton se referuar moshës së detyrimeve të papaguara vihet re se peshën më të madhe të stokut sipas moshës e zënë detyrimet nga 2-5 vite me peshë 39%, dhe detyrimet mbi 5 vite me peshë gjithashtu rreth 39% (pra me nivele të njëjta për të dyja këto grupe).

E shprehur në vlerë borxhi, rezulton se 52.3 miliardë detyrime janë me moshë më të madhe se 5 vjet, ndërsa 52.3 miliardë të tjera janë me moshë 2-5 vjet. Në total, 104 miliardë lekë detyrime të parapambetura, diccka më pak se 1 miliardë euro, janë me moshë më të madhe se 2 vite.

Ndërkohë që ajo e bën edhe më të pashpresë mbledhjen e këtij borxhi ka të bëjë me faktin se pjesa dërrmuese e kompanive që e kanë akumuluar, nuk ekzistojnë më, ose së paku, nuk janë më aktive. Më specifikisht, Subjektet Aktiv zënë 43% të numrit total të subjekteve debitorë me një vlerë prej 46,8 miliardë lekë, ose 35% të masës totale të borxhit. Ndërsa Subjektet më status Pasiv zënë 57% të numrit total të subjekteve debitor me një vlerë prej 88 miliardë lekë ose 65% të masës totale të borxhit.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll
Europa 31 Tetor

Turizmi mjekësor në Gjermani në krizë!

Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin mjekësor jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat