Pse ‘bosi’ i Greqisë thuhet të jetë Kina?!

Që nga viti 2016 kompania kineze Cosco është pronarja e pjesës më të madhe të portit të Pireut. Në Greqi dhe që atëherë kinezët vendosin mbi zhvillimin e portit më të madh të vendit por për rreziqet e kësaj varësie nuk ka asnjë debat publik.
Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin e Hamburgut, po vëzhgohet në Greqi me kureshtje.
Që nga viti 2011, nën presionin e krizës së borxhit dhe të trojkës, shteti grek ua shiti kompanive të huaja thuajse të gjitha portet dhe aeroportet kryesore të vendit. Në 2016 ajo nënshkroi marrëveshjen me kompaninë kineze të transportit detar Cosco, e cila siguroi shumicën prej dy të tretash në portin e Pireut. Qeveria greke është mjaft e kënaqur me performancën e Cosco-s në portin më të madh grek, në Pire, pranë Athinës. "Investimi kinez nga Cosco në portin e Pireut është i dobishëm për të dy vendet", tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në samitin e parë të Kinës me 17 vendet e Europës Qendrore dhe Lindore me 09.02.21.
Presidenti i Kinës Xi Jinping e cilësoi investimin e Cosco-s në Pire një "projekt shembullor". Ai inspektoi vetë portin më të madh grek në vitin 2019. Xi e sheh Pireun si "një qendër të rëndësishme për lidhjen e shpejtë tokësore dhe detare midis Kinës dhe Europës dhe për lidhjen midis Azisë dhe Evropës". Në fakt kinezët e kanë modernizuar portin. Tashmë Pireu është porti më i madh në Mesdheun lindor dhe i shtati për nga madhësia në Europë. Vendet e punës janë të sigurta, kushtet e punës nuk janë as më të mira e as më të këqija se gjetiu në Greqi.
Cosco vepron brenda kuadrit të ligjit grek të punës dhe i nënshtrohet, të paktën teorikisht, kontrolleve të autoriteteve kompetente, të cilat megjithatë ndodhin rrallë. Por sindikatat në Pireus ankohen vazhdimisht për kushtet e punës dhe kërkojnë më shumë masa sigurie, pasi një punëtor i portit vitin e kaluar humbi jetën aksidentalisht në një skelë kontejnerësh. Me sa duket Cosco, si pothuajse çdo punëdhënës i madh në Greqi, nuk ndjen ndonjë presion të madh nga autoritetet përgjegjëse të kontrollit.
Që kur Cosco ka hyrë në Pire, anijet e kompanisë shtetërore kineze sjellin gjithnjë e më shumë produkte në port, që është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të transportit në Mesdhe. Për portet e tjera greke ky nuk është problem, pasi ato nuk konkurrojnë me portin e Pireut, por kjo ka pasoja negative për portet e tjera të transportit në Mesdheun juglindor. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Holanda pengon anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen / Rrezikon të nxisë ndjenjat anti-BE dhe pro-ruse
Parlamenti holandez ka vendosur një çelës në shpresën që Rumania dhe Bullgaria të bëhen anëtarë të plotë të Shengenit, pasi kërkuan që të dy vendet të japin më......

Turizmi mjekësor në Gjermani në krizë!
Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin mjekësor jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i......

Pse disa vende nga Ballkani po tërhiqen nga Festivali i Eurovizionit 2023?!
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të......

Dollari e nis javën në rritje - FED pritet të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje
Dollari amerikan është forcuar në sesionin e parë të kësaj jave, pasi të dhënat pozitive mbi shpenzimet konsumatore në SHBA kanë konfirmuar gjendjen e mire të......

Nafta tregtohet pranë 95 dollarë - Infektimet me Covid-19 në Kinë dëmtojnë kërkesën. Pritet raporti i OPEC
Nafta e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë, për shkak të shqetësimeve se rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, do të dëmtojë kërkesën. Në anën tjetër,......

Bursat, në pritje të PBB dhe inflacionit - Të dhënat do të jenë vendimtare mbi ecurinë e politikave monetare
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e parë të javës, pasi investitorët po presin disa të dhëna ekonomike për eurozonën. Indeksi pan-Europian Stoxx......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e kaluar duke shënuar......

1% of Albanian boys leave for England on rafts! So far, 12 thousand Albanians have immigrated illegally to Britain
The British authorities are concerned about illegal immigration from Albania. "Sky" writes that the number of Albanian emigrants who are crossing by dinghies......