Frika e luftës në qytetin ishull danez - Bornholm me 40.000 banorë, një vend strategjik ku kalojnë tubacionet e gazit

Kur tubacionet e gazit Nord Stream u çanë pranë ishullit Bornholm muajin e kaluar, banorët ndjenë se lufta në Ukrainë po afrohej shumë, duke ekspozuar izolimin e pikës më lindore të Danimarkës dhe rritur frikën e agresionit rus. Ishulli shkëmbor i Detit Baltik me rreth 40,000 banorë është një vend strategjik të rëndësishëm midis kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagen dhe qytetit rus të Kaliningradit.
Ulrik Skytte, Shefi i Gardës së Bornholmit, një degë vullnetare e ushtrisë daneze, tha se shpërthimet e Nord Stream shtuan në ishull ndjenjën e krizës. Krerët e qeverive perëndimore i quajtën dëmtimet në tubacionet, që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nën det, një akt sabotimi, por ende mbetet e paqartë se kush mund të qëndrojë pas shpërthimeve.
"Bornholm ndodhet në mes të detit Baltik, duke qenë si një porte hyrjeje dhe për këtë arsye kemi një rëndësi strategjike jo vetëm për Danimarkën, por edhe për NATO-n. Kështu që po, gjërat kanë ndryshuar", tha Skytte nga baza ushtarake Almegard pranë Ronne, qyteti më i madh i Bornholm.
Që nga fillimi I luftës në Ukrainë, ka pasur më shumë vullnetarë në Gardën e daneze dhe trajnimi është ripërqendruar për t'u fokusuar pothuajse ekskluzivisht në stërvitjet ushtarake.
Pas dëmtimit të tubacionit të gazit, autoritetet suedeze dhe daneze rrethuan zonën dhe nisën hetimet, duke zbuluar se shkaku ishin shpërthimet e fuqishme.
Kryetari i bashkisë së Bornholm, Jacob Trost thotë se marrja me çështjet e sigurisë u bë shpejt pjesë e punës së tij pasi mori detyrën në janar. Ushtria e Danimarkës vendosi dy avionë luftarakë F-16 në ishull këtë vit dhe aktiviteti detar është rritur në zonë.
"Ka një situatë të re sigurie në Bornholm për shkak të luftës në lindje. Qyteti ndodhet në lindjen më të largët të Danimarkës, kështu që ne jemi në qendër të vëmendjes këto ditë," tha ai.
Danezët votojnë të martën për rinovimin e parlamentit ku pasiguria gjeopolitike dhe trazirat ekonomike mund të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.
SCAN
Sondazh

Ligj i ri për reduktimin e mbetjeve - Kumbaro: Prodhuesit do jenë përgjegjës për kthimin e tyre, po bëjmë gati draftin
Prodhuesit e shisheve plastike, kanoçeve, ambalazheve, etj. do të jenë përgjegjës për kthimin e tyre, me qëllim reduktimin e mbetjeve”. Gjithçka është njoftuar......

“Kontributi i turizmit në PBB, i panjohur”- Deputetët: Duam të dimë ndikimin e politikave. Kumbaro: Për momentin nuk e llogarisim dot!
Pavarësisht se konsiderohet një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, kontributi që jep turizmi në Prodhimin e Brendshëm Bruto nuk dihet, çka bën që edhe impakti......

SPAK ka konfiskuar 20 milionë euro nga dy dosje - Arben Kraja: Kemi justifikuar shpenzimet e Prokurorisë së Posaçme për 4 vite
Struktura e posaçme Antikorripsion ka konfiskuar rreth 20 milionë euro nga dy procedime penale. Lajmi është publik nga kreu i kësaj strukture Arben Kraja......

Pse u 10-fishuan gjobat për biznesin e madh? - Tabaku: Lejoni ndërtimin të pastrojë para me thasë, penalizoni subjektet e ndershme
Opozita nuk pajtohet me 10 fishimin e gjobave për bizneset e mëdha me argumentin e uljes së infomalitetit në ekonomi, duke e cilësuar projektligjin për......

Gruri, çfarë dokumentesh do t’u pranohen fermerëve? - AZHBR publikon listën, zgjerohen mundësitë e përfitimit
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka zgjeruar hapsirën e dokumentacionit që mund të dorëzojnë fermerët për të përfituar subvencionin prej 30 mijë......

Borxhi i “pashpresë” i tatimeve kolosal, 57% e bizneseve nuk janë më - Totali 1.1 miliardë euro, por 39% detyrime janë me “moshë” më të madhe se 5 vjet
Ndërsa viti 2022 i ka gjetur tatimet me një vlerë kolosale detyrimesh të pambledhura në vlerën e 1.1 miliardë eurove, duhet nënvizuar se një pjesë e madhe e......

Inflacioni i Eurozonës shënon shifër rekord për muajin tetor – Pritet të ketë kaluar pragun e 10%
Inflacioni në eurozonë pritet të ketë arritur një nivel të ri rekord prej 10.7% në tetor. Nëse konfirmohet më vonë në nëntor nga Eurostat, agjencia zyrtare e......

Pse ‘bosi’ i Greqisë thuhet të jetë Kina?!
Që nga viti 2016 kompania kineze Cosco është pronarja e pjesës më të madhe të portit të Pireut. Në Greqi dhe që atëherë kinezët vendosin mbi zhvillimin e......