Energji më të lirë për kompani të caktuara - Bizneset në Maqedoninë e Veriut: që prodhojnë vaj, qumësht e bukë do paguajnë dy herë më pak

Qeveria në Maqedoninë e Veriut deklaroi se do të mbështesë prodhuesit e vajit, prodhimeve të furrës, drithërave, si dhe përpunuesit e qumështit, por pritet që lista të zgjerohet edhe me kompanitë nga industria e mishit. Ata do të paguajnë energji nën 100 euro për megavat orë, që është dy herë më pak se çmimi në tregun e rregullt. Për këtë arsye pritet fillimisht të stabilizohet tregu, e më pas çmimi i bukës të ulet me 10%.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u shpreh se odat ekonomike duhet të parashtrojnë propozime shtesë me të cilat do të zgjerohet lista e kompanive për mbështetje. Bekteshi pret që për shkak të uljes së çmimit të energjisë elektrike, kompanitë nga industria ushqimore të ulin cmimet e produkteve të tyre. Nëse, dikush përfiton nga situata dhe prodhimet vendore i shet më shtrenjtë nga ato të importuarat, qeveria do të bllokojë këto produkte.
Sipas kompanive, energjia më e lirë për një muaj do të mundësojë stabilizim të tregut, dhe si rrjedhim do të ketë dhe ulje të cmimeve të produkteve.
Nënkryetari i Lidhjes së odave ekonomike, Goran Gjorgjievski sqaroi se pas energjisë më të lirë, fillimisht do të ketë stabilizim të tregut e më pas do të mund të përcaktohet se sa do të ulet cmimi i produkteve.
Sondazh

Historia e së ‘Martës së Zezë’: Fillimi i fundit për Wall Street - Çfarë ndodhi dhe pse?!
E njohur si “përplasja e Wall Street”, kriza e 29 tetorit 1929 i tronditi të gjithë. Ajo shpërtheu në Shtetet e Bashkuara dhe zvogëloi krizat e mëparshme, duke......

Çmimet e naftës ulen me 1 usd - Për shkak të COVID-19 dhe të dhënave të dobëta të aktivitetit të fabrikave në Kinë
Çmimet e naftës ranë mbi 1 dollarë të hënën pas të dhënave më të dobëta se sa pritej për aktivitetin e fabrikave në Kinë dhe shqetësimeve se zgjerimi I......

Kriza energjetike në Hungari - Reduktohen ndjeshëm shërbimet publike në vend
Dhjetëra bashki hungareze teatro, pishina, biblioteka dhe impiante sportive kanë vendosur të pezullojnë aktivitetet dhe shërbimet e tyre për shkak të cmimeve......

Çmim rekord i grurit pas vendimit të Rusisë - Moska pezullon marrëveshjen që lejonte eksportin e grurit ukrainas
Shënon rekord cmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare pas pezullimit nga ana e Rusisë së marrëveshjes me Ukrainën për kalimin e grurit të Kievit nëpërmjet......

Greqia do të jetë korridori i ri i energjisë - Vendi do të lidhë Afrikën dhe Lindjen e Mesme me Europën Perëndimore
Greqia po pretendon të ketë një rol qendror në transferimin e energjisë së gjelbër të prodhuar në Afrikë dhe Lindjen e Mesme në Europën Qendrore dhe......

Dyshime sabotimi në tubacionin Norvegji-Britani / Moska mund të synojë tubacionin Langeled, që furnizon Britaninë me 1/5 e gazit
Rusia po planifikon të sabotojë një tubacion kryesor gazi midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë për të ndëshkuar Britaninë për mbështetjen e saj për......

Frika e luftës në qytetin ishull danez - Bornholm me 40.000 banorë, një vend strategjik ku kalojnë tubacionet e gazit
Kur tubacionet e gazit Nord Stream u çanë pranë ishullit Bornholm muajin e kaluar, banorët ndjenë se lufta në Ukrainë po afrohej shumë, duke ekspozuar izolimin......

Ligj i ri për reduktimin e mbetjeve - Kumbaro: Prodhuesit do jenë përgjegjës për kthimin e tyre, po bëjmë gati draftin
Prodhuesit e shisheve plastike, kanoçeve, ambalazheve, etj. do të jenë përgjegjës për kthimin e tyre, me qëllim reduktimin e mbetjeve”. Gjithçka është njoftuar......