Shqipëria Postuar më 1 Nëntor 2022, 09:55

Historia e punësimit të Robert Kupit, 24-vjeçarit me sindromën Down - Iniciativë e Fashion Group Albania në mbështetje të këtij komuniteti

Nga SCAN TV
Historia e punësimit të Robert Kupit, 24-vjeçarit me

Në kuadër të muajit Tetor, muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down do të sjellim historinë e veçantë të një djali 24 vjeçar, Robert Kupit. Prej disa muajsh punon me orar të reduktuar dhe në kushte të përshtatshme, në njërin prej dyqaneve të mirënjohura të Fashion Group Albania në kryeqytet, me organizimin dhe sistemimin e produkteve të ndryshme.

Lumturinë që i sjellë kjo punë e shohim në sytë e Robertit, të cilin e gjen në cdo cep të dyqanit i gatshëm për të kryer punën e radhës.

Një kromozom më shumë nuk e pengon aspak që ai të jetë bashkëpunues si me klientët por dhe stafin që punon, duke i dëgjuar me vëmendje dhe zbatuar këshillat që i japin.

Praktika të tilla mjaft frymëzuese, tregojnë hapësirat që krijohen kur bizneset bashkëpunojnë për të shtuar vlerat në shoqëri.

E njohur prej kohësh për angazhimin ndaj Sindromës Down, kompania lider në sektorin e modës në tregun shqiptar, Fashion Group Albania, prej kohësh zbaton programe punësimi për personat që i përkasin këtij komuniteti për t’i integruar dhe zhvilluar më tej në shoqërinë tonë.

Marinela Lina/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat