Dollari kthen një pjesë të fitimeve - Investitorët presin takimin e FED, norma bazë do të rritet me 75 pikë bazë

Dollari amerikan është tërhequr lehtë në sesionin e sotëm, në raport me monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi investitorët po presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale të mërkurën. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore po qëndron në rreth 111.4, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.8%.
Në fund të muajit shtator, ky indeks preku nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit, prej 114.78. Analistët presin gjerësisht se Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje në takimin që fillon sot dhe përfundon nesër. Kjo do të jetë rritja e kartërt me radhë, ndërsa në takimin e dhjetorit parashikohet edhe një tjetër shtrëngim i politikës monetare me 50 ose 75 pikë bazë.
Në anën tjetër, edhe Banka Qendrore Europiane vijon të gjendet nën presion, pasi inflacioni në Eurozonë rezultoi në 10.7% për tetorin, një nivel i ri rekord. Njëkohësisht, edhe Banka e Anglisë pritet të rrisë normën bazë të interesit po me 75 pikë bazë në takimin e së enjtes. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 20,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1590 dollarë.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Inflacioni në Eurozonë nivel rekord prej 10.7%, PBB zgjerohet me vetëm 0.2%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët do të jenë të fokusuar te takimi i Rezervës Federale, që fillon sot. Banka......

Historia e punësimit të Robert Kupit, 24-vjeçarit me sindromën Down - Iniciativë e Fashion Group Albania në mbështetje të këtij komuniteti
Në kuadër të muajit Tetor, muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down do të sjellim historinë e veçantë të një djali 24 vjeçar, Robert Kupit. Prej disa......

Energji më të lirë për kompani të caktuara - Bizneset në Maqedoninë e Veriut: që prodhojnë vaj, qumësht e bukë do paguajnë dy herë më pak
Qeveria në Maqedoninë e Veriut deklaroi se do të mbështesë prodhuesit e vajit, prodhimeve të furrës, drithërave, si dhe përpunuesit e qumështit, por pritet që......

Historia e së ‘Martës së Zezë’: Fillimi i fundit për Wall Street - Çfarë ndodhi dhe pse?!
E njohur si “përplasja e Wall Street”, kriza e 29 tetorit 1929 i tronditi të gjithë. Ajo shpërtheu në Shtetet e Bashkuara dhe zvogëloi krizat e mëparshme, duke......

Çmimet e naftës ulen me 1 usd - Për shkak të COVID-19 dhe të dhënave të dobëta të aktivitetit të fabrikave në Kinë
Çmimet e naftës ranë mbi 1 dollarë të hënën pas të dhënave më të dobëta se sa pritej për aktivitetin e fabrikave në Kinë dhe shqetësimeve se zgjerimi I......

Kriza energjetike në Hungari - Reduktohen ndjeshëm shërbimet publike në vend
Dhjetëra bashki hungareze teatro, pishina, biblioteka dhe impiante sportive kanë vendosur të pezullojnë aktivitetet dhe shërbimet e tyre për shkak të cmimeve......

Çmim rekord i grurit pas vendimit të Rusisë - Moska pezullon marrëveshjen që lejonte eksportin e grurit ukrainas
Shënon rekord cmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare pas pezullimit nga ana e Rusisë së marrëveshjes me Ukrainën për kalimin e grurit të Kievit nëpërmjet......

Greqia do të jetë korridori i ri i energjisë - Vendi do të lidhë Afrikën dhe Lindjen e Mesme me Europën Perëndimore
Greqia po pretendon të ketë një rol qendror në transferimin e energjisë së gjelbër të prodhuar në Afrikë dhe Lindjen e Mesme në Europën Qendrore dhe......