Europa Postuar më 30 Korrik 2024, 12:42

Gjermania duhet të gjejë 9 miliardë euro - Buxheti i vitit 2025 shkakton debate të ashpra

Nga SCAN TV
Gjermania duhet të gjejë 9 miliardë euro - Buxheti i vitit 2025

Dorina kurtaj /SCAN

 

Qeveria e koalicionit në Gjermani është deri në 9 miliardë euro më pak nga buxheti i vitit të ardhshëm, ndërsa pret rezultatin e një rishikimi të disa masave të propozuara.

"Është e vërtetë që ne kemi ende një sfidë prej 8 deri në 9 miliardë euro - kancelaria ka publikuar gjithashtu propozime se si mund të arrihet kjo," u shpreh ministri i financave Christian Lindner.

Në fillim të këtij muaji, koalicioni qeverisës i Gjermanisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2025, por disa nga planet e tij janë vënë në pikëpyetje. Propozimi për t'u dhënë kompanive shtetërore Deutsche Bahn dhe Autobahn para’ në formën e kredive, të cilat nuk do të binin nën të ashtuquajturën frenim të borxhit, u kundërshtua nga ekspertët.

Këta të fundit theksojnë se duhet të vlerësohet me shumë kujdes nëse zëvendësimi i një granti qeveritar me një kredi me interes është i qëndrueshëm në afat të gjatë.

Nëse rezultati i testit është negativ, koalicioni qeverisës do të duhet të diskutojë alternativat deri në fund të nëntorit. Por shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe anashkalimi i frenimit të borxhit në këtë mënyrë është i pamundur.

Ndërkohë është bërë e qartë se ministria e mbrojtjes nuk do të marrë asnjë para shtesë përtej fondit special prej 100 miliardë eurosh të caktuar për modernizimin e forcave të armatosura të Gjermanisë.

 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......