Gjenden për herë të parë prova të dioksidit të karbonit në një ekzoplanet të largët!

Teleskopi i ri hapësinor i NASA-s ka ofruar imazhe mahnitëse të kozmosit që kur hyri në veprim këtë verë.
Teleskopi Hapësinor James Webb ka zbuluar tashmë pjesë të universit që nuk ishin vëzhguar më parë, si dhe ka shfaqur imazhe mahnitëse të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiterit. Por aftësitë e teleskopit nuk mbarojnë këtu.
Shkencëtarët kanë gjetur provat e para të qarta të dioksidit të karbonit në atmosferën e një ekzoplaneti, një zbulim i madh që mund të hapë derën për vëzhgime të ngjashme në planetë më mikpritës për jetën.
Ky është një planet që është jashtë sistemit tonë diellor - në këtë rast, një gjigant gazi që rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin tonë, rreth 700 vite dritë larg.
Gjetjet, të pranuara për botim në revistën Nature, tregojnë se teleskopi mund të jetë në gjendje të zbulojë dhe masë CO2 në atmosferat e planetëve më të vegjël shkëmborë.
Planeti, WASP-39 b, është një gjigant gazi pak më i madh se Jupiteri. Ai u zbulua për herë të parë në vitin 2011, nga vëzhgimet e bazuara në tokë të zbehjes së dritës nga ylli i tij pritës ndërsa planeti kalonte para tij.
Studimet e mëparshme kanë zbuluar praninë e avullit të ujit, natriumit dhe kaliumit në atmosferën e planetit, por vetëm ndjeshmëria e lartë infra të kuqe e James Webb ishte në gjendje të konfirmonte pa dyshim praninë e dioksidit të karbonit.
NASA thotë se rezultatet tregojnë aftësinë e teleskopit për të mbledhur njohuri mbi përbërjen, formimin dhe evolucionin e planetëve në të gjithë galaktikën.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Moderna padit Pfizer dhe BioNTech për kopjimin e 'teknologjisë novatore' të vaksinave Covid!
Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi të premten se po ngrinte një padi kundër gjigantëve farmaceutikë Pfizer dhe BioNTech për kopjimin e......

Kriza e energjisë në Evropë kapërcen krizën e gazit – BE ka nevojë për më shumë prodhim gjenerues
Europa tani po përballet me një krizë paralele të gazit dhe energjisë elektrike. Ndikimi i rritjes së kostos së gazit duke rritur çmimet e energjisë është......

Thatësira “gjunjëzon” ekonominë europiane - Probleme me prodhimet bujqësore, transportin, energjinë dhe zjarret
Europa po përjeton thatësirën e saj më të madhe në të paktën 500 vjet, me pothuajse dy të tretat e kontinentit në gjendje alarmi, tha së fundmi një agjenci e......

Rezerva Federale paralajmëron amerikanët - Powell: Lufta ndaj inflacionit mund të shkaktojë “dhimbje” për familjet dhe bizneset
Kreu i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, përsëriti një premtim për të luftuar me forcë inflacionin që është ende afër nivelit të tij më të lartë në......

Kalifornia vetëm makina elektrike - Sipas rregullores së re, vendimi do të hyjë në fuqi duke nisur nga viti 2035
Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB) miratoi një rregullore gjithëpërfshirëse sipas të cilës nga viti 2035 të gjitha makinat e reja të shitura në......

Shpronësime në “Rrugën e Arbrit” – Rritet vlera e kompensimit për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i......

Citigroup i vë “drynin” Rusisë - Do të mbyllë operacionet e konsumatorëve dhe ato tregtare
Citigroup ka vendosur të mbyllë operacionet e saj bankare tregtare dhe lokale në Rusi, pasi dështoi të gjejë një blerës për bizneset, me shumicën e kërkuesve......

Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.1 miliardë lekë të papaguara, që nga viti 2015 tendenca është vetëm në rritje!
Borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij veit,......