FMN dhe Banka Botërore nisin samitet e pranverës - Java do të jetë e mbushur me takime ndërkombëtare

Inflacioni, rritja e tensioneve gjeopolitike dhe rreziqet që lidhen me qëndrueshmërinë financiare. Samitet e zakonshme të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të parashikuara për këtë javë, do të përqendrohen në këto tema
Një periudhë jo optimiste për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, që në prag të samiteve pranverore të kësaj jave, parashikojnë se 90% e ekonomive të zhvilluara do të ngadalësojnë rritjen ekonomike.
Të mërkurën FMN dhe Banka Botërore nisin në Uashington samitet e pranverës ku do të prezantojnë një përditësim të parashikimeve për PBB-në globale në një situatë pasigurie.
Pasi kanë kaluar një situatë të vështirë pas tjetrës, me Covid, luftën në Ukrainë dhe inflacionin, terreni i vështirë nuk ka përfunduar ende sipas drejtoreshës së përgjithshme të FMN-së Kristalina Georgieva. Për pesë vitet e ardhshme rritja globale duhet të ngadalësohet tek 3%, shumë nën mesataren e dy dekadave të fundit ku ndalohej në pragun e 3.8%. Sipas georgievës kjo do të bëjë më të vështirë reduktimin e varfërisë, shërimin e ekonomisë nga plagët e krizës si dhe ofrimin e mundësive më të mira për të gjithë.
Eurozona dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistrojnë gjithashtu një rënie të ritmit të rritjes pasi normat e interesit peshojnë tek kërkesa. Në një kohë që fuqitë aziatike si Kina dhe India që përfaqësojnë gjysmën e rritjes globale 2023-shit, do të kursehen nga ky fenomen.
Me qëllim ftohjen e ekonomisë dhe uljen e normave të inflacionit, Rezerva Federale e SHBA ka zbatuar një sërë rritjesh të normave të interesit duke filluar nga marsi 2022. Gjithsej nëntë rritje që variojnë nga 4.75% në 5%, norma më e lartë në 16 vitet e fundit.
Nga ana e saj, Banka Qendrore Europiane ka rritur normat gjashtë herë që nga korriku 2022 dhe sot qëndron në 3.5%, norma më e lartë që nga viti 2008.
Këto masa, theksoi Georgieva, do të kenë pasoja për rritjen dhe do të vazhdojnë derisa inflacioni të bjerë ndjeshëm. Sipas saj, sektori bankar ka bërë një rrugë të gjatë që nga kriza globale financiare e vitit 2008. Sot, theksoi ajo, bankat janë përgjithësisht më të forta dhe më elastike dhe autoritetet kanë qenë jashtëzakonisht të shpejta dhe efektive në veprimet e tyre në javët e fundit.
Sipas Georgieva, janë tre prioritetet: luftimi i inflacionit dhe ruajtja e stabilitetit financiar; përmirësimi i perspektivave të rritjes afatmesme duke rritur produktivitetin; si dhe nxitja e solidaritetit për të reduktuar pabarazitë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si Warren Buffett po rrit aksionet japoneze me zotimin për të investuar edhe më shumë!
Aksionet e firmave tregtare japoneze u rritën në tregtinë e pasdites të së martës pasi Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, tha se ai......

Bitcoin ngjitet në mbi 30mijë dollarë për herë të parë që nga qershori – Ether drejt 2000 dollarëve!
Bitcoin u rrit të hënën në mbrëmje, duke arritur në nivelin kryesor psikologjik prej 30,000 dollarësh, ndërsa investitorët prisnin të dhënat kryesore të......

Shtetet e Bashkuara rrisin me 15% koston e vizave turistike dhe të biznesit!
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vizat për turistët apo udhëtarët e biznesit 15% më të shtrenjta duke i rritur ato nga 160 në 185 dollarë (169 euro), njoftoi......

Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Euro, Paundi dhe Franga?!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Nafta ngjitet sërish pranë 85 USD - Mbështetet nga pritshmëritë se Kina mund të ofrojë stimuj ekonomikë
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se Kina do të ofrojë stimuj për ekonominë, por edhe për shkak të rënies së rezervave......

Dollari vijon qëndrueshmërinë - Bitcoin ngjitet në mbi 30 mijë dollarë, niveli më i lartë në 10 muaj
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por kujdesi është i lartë pasi të dhënat pozitive mbi punësimin i kanë dhënë më shumë hapësira......

25% e tenderëve u dhanë pa garë - Mungesë konkurrence, 1645 procedura, me vetëm 1 kompani pjesëmarrëse
25% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi në to u dorëzua vetëm 1 ofertë. Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi i......

Në restorante do të shpenzojmë më shumë e konsumojmë më pak - Dervishi: Jemi të detyruar të rrisim çmimet, kostot janë të papërballueshme
Drekat dhe darkat në restorante mund të na kushtojnë më shtrenjtë nga sa ne jemi mësuar tëp aguajmë më parë. Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve Turistike në......