FED premton rregullimin e inflacionit - Pika e fortë e ekonomisë amerikane, qëndrueshmëria e çmimeve!
Duke i cilësuar cmimet e qëndrueshme si pika më e fortë e ekonomisë, kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zherom Pauell, u shpreh se banka qendrore amerikane po lufton për të pasur nën kontroll inflacionin, gjë që përfshin dhe pasoja negative si për shembull në rritjen e normave të interesit. Por sipas tij situata ekonomike do të ishte dhe më e zymtë nëse cmimet do të vijojnë të rriten.
Pauell theksoi se e dinte se sa dhimbje shkakton inflacioni, duke përsëritur pritshmërirë e tij se Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit me gjysëm pikë përqindjeje. Ai premtoi se cdo gjë është gati për të bërë edhe më shumë nëse të dhënat do të rezultojnë negative
Ai u shpreh se ekonomia nuk mund të funksionojë pozitivisht për askënd nëse nuk do të ketë një qëndrueshmëri të cmimeve. Procesi për uljen e inflacionit deri në 2% gjithashtu përfshin disa pasoja negative por do të ishte shumë më keq nëse nuk do të kishte një reagim ndaj kësaj.
Pauell tha se do të kishte qenë më mirë nëse normat e interesit do të kishin filluar të rriteshin që në mars të këtij viti, duke pasur parasysh se inflacioni nisi të rritej që në vitin 2021.
Pas përdorimit të një politike agresive monetare për të mbështetur ekonominë amerikane gjatë pandemisë së Covid 19, Rezerva Federale miratoi një cerek pikë përqindjeje rritje të normave të interesit në muajin mars. Por sipas analistëve politikëbërësit nuk kanë arritur të ndalojnë rritjen e cmimeve, gjë që shumë shpejt mund të shkaktojë dhe recesion. Por, Pauell u shpreh i bindur se vendi mund të shmangë një situatë të tillë serioze.
Në të njëjtën ditë që senati amerikan miratoi mandatin e tij të dytë katër vjecar si kreu i Rezervës Federale, me 80 vota pro dhe 19 kundër, Pauell bëri të qarta prioritetet e Bankës Qendrore amerikane.
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballet me problemet më të mëdha të inflacionit që nga viti 1970 dhe fillimi i vitit 1980, kur cmimet u rritën me 14.5% në bazë vjetore. Në atë kohë, kreu i Rezervës Federale, përdori norma agresive interesi për të luftuar inflacionin duke e çuar vendin dy herë në recesion. Niveli i papunësisë në vend arriti deri në 10%.
Dhe pse aktualisht inflacioni nuk është në të njëjtin nivel si në atë kohë, rritja e shpejtë e cmimeve të ushqimeve, gazit dhe qirave të shtëpive, është kthyer në një cështje shumë serioze politike për administratën e presidentit Jo Biden. Cmimet e konsumit në muajin prill ishin 8.3% më të larta në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SCAN
Sondazh

BE, plan prej 195 miliardë euro - Përpjekje për alternativa ndaj gazit rus!
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027, duke......

Aramco lë prapa Apple - Bëhet shoqëria që vlen më shumë në botë!
Aramco ka lënë prapa Apple duke u bërë shoqëria që vlen më shumë në botë me një capital prej 2430 miliard dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg,......

Ulet eksporti i drithërave nga BE - “Rusia ka rezistuar më mirë sesa pritej përballë sanksioneve perëndimore”!
“Ekipi për strategjinë dhe konsultimin” rreth drithërave ka ulur pritshmëritë për eksportet nga Bashkimi Europian në periudhën 2021/2022, duke thënë se Rusia......

Kriptomonedha luna bëhet e pavlefshme - Vlera e saj ka rënë në gati 0 dollar!
Vlera e kriptmonedhës Luna ka rënë gati në 0 dollar. TerraUSd ose UST, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi e ashtuquajtura monedhë e......

Austria konfiskon depozitën e Gazprom - Rusia nuk pranon pagesën në euro, mungon furnizimi!
Nëse Gazprom nuk do të furnizojë me gaz impiantin e depozitimit në Salcburg, Austria është gati ta konfiskojë dhe ta vendosë atë në dispozicion të furnizuesve......

Ulet parashikimi i kërkesës botërore për naftë - Raporti i OPEC përmend luftën në Ukrainë, inflacionin dhe COVID-19 në Kinë
OPEC uli parashikimin për kërkesën botërore të naftës në vitin 2022 për të dytin muaj radhazi, duke përmendur ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, rritjen e......

Çmimet e naftës u rritën rreth 1.5% - Tregu, në pritje të vendimin të BE për naftën ruse!
Çmimet e naftës u rritën me rreth 1.5% të premten, por janë drejtuar drejt humbjes së tyre të parë javore në tre javë pasi shqetësimet për inflacionin dhe......

6.9 milionë euro për rrugën e vjetër Fier-Vlorë/ ARRSH hap tenderin për segmentin 28.2 km, 1 muaj kohë për dorëzimin e ofertave!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për rehabilitimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë. Fondi limit i vënë në dispozicion është 6.9 mln euro, pa TVSH,......