BE, plan prej 195 miliardë euro - Përpjekje për alternativa ndaj gazit rus!
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027, duke kombinuar një prodhim më të shpejtë të energjisë së rinovueshme dhe kursimin e energjisë; por dhe gjetjen e një alternative për furnizimin me gaz.
Projektrezolura, e cila dhe mund të ndryshojë para publikimit zyrtar javën e ardhshme, përmban një përzierje të ligjeve të Bashkimit Europian, skema jo të detyrueshme, dhe rekomandime për qeveritë kombëtare, përfshirë këtu dhe planet e tyre për shpenzimin e fondit të konsiderueshëm për rekuperimin nga pandemia e Kovid 19. Kjo nënkupton që një pjesë e këtij fondi duhet të shpenzohet për tranzicionin e energjisë.
Komisioni europian pret që masat në fjalë të kërkojë një fond prej 195 miliard eurosh për investime, dhe një nga objektivat kryesorë mbetet ai i vendosur për ndryshimet klimatike deri në vitin 2030. Një gjë e tillë do të ndihmonte në uljen e faturës së shpenzimeve të Europës për importet e karburanteve fosile
Për të realizuar planet, Brukseli po merr në konsideratë propozimin e më shumë objektivave për energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.
Objektivat të cilat janë një diskutim përfshijnë dhe një ndarje prej 45% të energjisë së rinovueshme brenda 2030-ës, duke zëvendësuar planin aktual prej 40%, dhe një reduktim prej 13% të shpenzimit të energjisë në Bashkimin Europian po në këtë hark kohor. Aktualisht reduktimi i kërkuar është 9%.
Mes propozimeve është dhe ai i vendosjes së afateve kohore për realizimin e projekteve për energjinë e rinovueshmem si dhe skema të rja të BE-së për përqendrimin tek energjia diellore dhe tek rindërtimi i industrisë së kësaj energjie në Europë.
Brukseli gjithashtu planifikon të prodhojë 10 milion ton hidrogjen të rinovueshëm brenda 2030-ës, dhe të importojë 10 milion ton të tjera. E gjithë kjo mbështetur në rergulloren që përcakton se cili lloj hidrogjeni mund të konsiderohet si i rinovueshëm.
BE planifikon gjithashtu dhe mundësinë e rritjes së importit të gazit natyror të lëngshëm nga vende si Egjipit, Izraeli dhe Nigeria, si dhe ndërtimin e infrastrukturës që do të mundësonte zëvendësimin e importit të gazit rus.
SCAN
Sondazh

Aramco lë prapa Apple - Bëhet shoqëria që vlen më shumë në botë!
Aramco ka lënë prapa Apple duke u bërë shoqëria që vlen më shumë në botë me një capital prej 2430 miliard dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg,......

Ulet eksporti i drithërave nga BE - “Rusia ka rezistuar më mirë sesa pritej përballë sanksioneve perëndimore”!
“Ekipi për strategjinë dhe konsultimin” rreth drithërave ka ulur pritshmëritë për eksportet nga Bashkimi Europian në periudhën 2021/2022, duke thënë se Rusia......

Kriptomonedha luna bëhet e pavlefshme - Vlera e saj ka rënë në gati 0 dollar!
Vlera e kriptmonedhës Luna ka rënë gati në 0 dollar. TerraUSd ose UST, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi e ashtuquajtura monedhë e......

Austria konfiskon depozitën e Gazprom - Rusia nuk pranon pagesën në euro, mungon furnizimi!
Nëse Gazprom nuk do të furnizojë me gaz impiantin e depozitimit në Salcburg, Austria është gati ta konfiskojë dhe ta vendosë atë në dispozicion të furnizuesve......

Ulet parashikimi i kërkesës botërore për naftë - Raporti i OPEC përmend luftën në Ukrainë, inflacionin dhe COVID-19 në Kinë
OPEC uli parashikimin për kërkesën botërore të naftës në vitin 2022 për të dytin muaj radhazi, duke përmendur ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, rritjen e......

Çmimet e naftës u rritën rreth 1.5% - Tregu, në pritje të vendimin të BE për naftën ruse!
Çmimet e naftës u rritën me rreth 1.5% të premten, por janë drejtuar drejt humbjes së tyre të parë javore në tre javë pasi shqetësimet për inflacionin dhe......

6.9 milionë euro për rrugën e vjetër Fier-Vlorë/ ARRSH hap tenderin për segmentin 28.2 km, 1 muaj kohë për dorëzimin e ofertave!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për rehabilitimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë. Fondi limit i vënë në dispozicion është 6.9 mln euro, pa TVSH,......

Edhe Vlora nën “vëzhgim” 24 orë - Tenderi: Kamera në kryqëzime dhe aplikacion për shkeljet e krimet!
Rrugët dhe kryqëzimet kryesore të Vlorës do të monitorohen me kamera të rezolucionit të lartë. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 8.3 milionë lekë......