Aramco lë prapa Apple - Bëhet shoqëria që vlen më shumë në botë!
Aramco ka lënë prapa Apple duke u bërë shoqëria që vlen më shumë në botë me një capital prej 2430 miliard dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, Apple aktualisht ka një capital prej 2410 miliard dollarësh. Ajo që k ndihmuar kolosin saudit është rritja e cmimit të naftës, me të cilën arriti t’i marrë Apple kurorën e mbretëreshës së botës për herë të parë që nga viti 2020.
Si pasojë e konfliktit në Ukrainë, që ka shkaktuar një rritje të cmimit të lëndëve të para e sidomos të naftës – e cila në muajin mars shënoi një rekord prej 139 dollarësh fuçia – aksionet e Saudi Aramco këtë vit po shënojnë një rritje prej 28%.
Nga ana tjetër Apple dhe pse vjen nga një tremujor i shenjuar nga një rekord i ri i të ardhurave, 97.3 miliard dollar, gjithsesi po has vështirësi në Bursë. Deri në pikën që këtë vit ka shitur 20% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër e tyre ka shënuar rënie nag 182 dollarë në 146 dollarë.
Arsyet janë të qarta: problem në zinxhirin e furnizimit për shkak të krizës së chip-eve dhe të lëndëve të para, por dhe për mbylljen si pasojë e Kovid të Kinës. Një factor ky i fundit që ngadalëson dhe frenon prodhimin dhe dorëzimin. Administratori i deleguar i Apple, Tim Cook, gjatë publikimit të të dhënave të tremujorit të parë tha se mungesa e furnizimeve dhe mbyllja e Kinës pritet t’i kushtojnë kompanisë deri në 8 miliard dollarë në tre mujorin e ardhshëm.
SCAN
Sondazh

Ulet eksporti i drithërave nga BE - “Rusia ka rezistuar më mirë sesa pritej përballë sanksioneve perëndimore”!
“Ekipi për strategjinë dhe konsultimin” rreth drithërave ka ulur pritshmëritë për eksportet nga Bashkimi Europian në periudhën 2021/2022, duke thënë se Rusia......

Kriptomonedha luna bëhet e pavlefshme - Vlera e saj ka rënë në gati 0 dollar!
Vlera e kriptmonedhës Luna ka rënë gati në 0 dollar. TerraUSd ose UST, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi e ashtuquajtura monedhë e......

Austria konfiskon depozitën e Gazprom - Rusia nuk pranon pagesën në euro, mungon furnizimi!
Nëse Gazprom nuk do të furnizojë me gaz impiantin e depozitimit në Salcburg, Austria është gati ta konfiskojë dhe ta vendosë atë në dispozicion të furnizuesve......

Ulet parashikimi i kërkesës botërore për naftë - Raporti i OPEC përmend luftën në Ukrainë, inflacionin dhe COVID-19 në Kinë
OPEC uli parashikimin për kërkesën botërore të naftës në vitin 2022 për të dytin muaj radhazi, duke përmendur ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, rritjen e......

Çmimet e naftës u rritën rreth 1.5% - Tregu, në pritje të vendimin të BE për naftën ruse!
Çmimet e naftës u rritën me rreth 1.5% të premten, por janë drejtuar drejt humbjes së tyre të parë javore në tre javë pasi shqetësimet për inflacionin dhe......

6.9 milionë euro për rrugën e vjetër Fier-Vlorë/ ARRSH hap tenderin për segmentin 28.2 km, 1 muaj kohë për dorëzimin e ofertave!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për rehabilitimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë. Fondi limit i vënë në dispozicion është 6.9 mln euro, pa TVSH,......

Edhe Vlora nën “vëzhgim” 24 orë - Tenderi: Kamera në kryqëzime dhe aplikacion për shkeljet e krimet!
Rrugët dhe kryqëzimet kryesore të Vlorës do të monitorohen me kamera të rezolucionit të lartë. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 8.3 milionë lekë......

BB, 75 milionë dollarë kredi për ujësjellësit - Do të shkojë për reformimin e sektorit, akordohet edhe një grant 6.3 milionë dollarë!
Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore ka miratuar një kredi prej 75 mln usd dhe një grant prej 6.3 mln USD për reformimin e sektorit të ujit në Shqipëri.......