Shqipëria Postuar më 13 Maj 2022, 15:23

6.9 milionë euro për rrugën e vjetër Fier-Vlorë/ ARRSH hap tenderin për segmentin 28.2 km, 1 muaj kohë për dorëzimin e ofertave!

Nga SCAN TV

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për rehabilitimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë. Fondi limit i vënë në dispozicion është 6.9 mln euro, pa TVSH, teksa gjatësia e aksit është 28.2 km.

Kompanitë e interesuara kanë afat deri në datën 13 qershor për të dorëzuar ofertat e tyre, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit, punimet parashikohet të mbyllen brenda 14 muajsh nga nënshkrimi i kontratës.

Kalimi i automjeteve nëpërmjet këtij aksi u reduktua ndjeshëm, pas ndërtimit të bypassit të Fierit. Megjithatë, banorët e zonës kanë kërkuar prek kohësh ndërhyrjen për shkak të degradimit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat