Europa Postuar më 13 Maj 2022, 15:33

Ulet eksporti i drithërave nga BE - “Rusia ka rezistuar më mirë sesa pritej përballë sanksioneve perëndimore”!

Nga SCAN TV

“Ekipi për strategjinë dhe konsultimin” rreth drithërave ka ulur pritshmëritë për eksportet nga Bashkimi Europian në periudhën 2021/2022, duke thënë se Rusia kanë rezistuar më mirë nga sa pritej përballë sanksioneve perëndimore si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

Firma franceze parashikon se eksportet e BE-së për drithërat e buta këtë sezon – i cili përfundon në muajin qershor – do të ndalojë në 29.9 milion ton. 4.8% ose 1.5 milion ton më pak se parashikimet e kryera në muajin prill.

Pushtimi i Moskës i një prej vendeve kryesore për eksportimin e drithërave, bllokoi anijet ukrainase dhe shkaktoi sanksionet financiare perëndimore që rritën dhe më shumë pasigurinë rreth kapaciteteve të Rusisë për të eksportuar grurë.

Gjithsesi të dhënat e deritanishme tregojnë se anijet ruse parashikohet që të përmbushin kuotat e vendosura nga Moska për pjesën e fundit të sezonit. Reduktimi i eksportit të Bashkimit Europian do të lejojë bllokun e vendeve anëtare të dëshmojë rezervat e tij të drithërave të buta.

Parashikimet për sezonin e ardhshëm kanë pritshmëri më të lartë, duke paralajmëruar një eksport deri në 30.8 milion ton nga 30.3 milion ton të së njëjtës periudhë një vit më parë. Por konkurrenca e Rusisë po kufizon potencialin e Bashkimit Europian për të furnizuar tregun botëror i cili po përballet me një humbje të vazhdueshme të eksporteve ukrainase.

Bashkimi europian gjithashtu pritet të tregojë një rritje të grumbullimit  të drithërave në fund të 2022/2023, pavarësisht se korrjet do të jenë më të reduktuara, me cmime më të shtrenjta si pasojë e luftës së Ukrainës që ka shkaktuar dhe uljen e kërkesës.

Parashikimet për BE reduktohen gjithashtu dhe për prodhimin në periudhën 2022/2023 në 126.2 milion ton nga 126.7 milion ton muajin e fundit. Ndërsa në periudhën 2021/2022 prodhimi ishte 130.3 milion ton.

Rishikimi pasqyroi një vlerësim për reduktimin e sipërfaqes së të korrave, por “Strategie Grains” paralajmëroi se thatësirë në Europë, përbëjnë gjithashtu një kërcënim për potencialin e rendimentit.

Parashikimet janë të ulëta dhe për prodhimin e elbit në BE-së në periudhën 2022/23 me 200 mijë ton, si dhe për prodhimin e parashikuar të misrit në BE-së me 400 mijë ton.

Furnizimi me misër i BE-së sezonin e ardhshëm pritej të ishte shumë më i reduktuar se sa për grurin dhe elbin, duke pasur parasysh se Ukraina është një nga furnizuesit kryesor në tregtinë globale të misrit dhe rreziqet e motit që rrezikojnë të korrat në SHBA dhe Brazil.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat