Europa Postuar më 13 Maj 2022, 15:31

Austria konfiskon depozitën e Gazprom - Rusia nuk pranon pagesën në euro, mungon furnizimi!

Nga SCAN TV

Nëse Gazprom nuk do të furnizojë me gaz impiantin e depozitimit në Salcburg, Austria është gati ta konfiskojë dhe ta vendosë atë në dispozicion të furnizuesve të tjerë. Lajmi fillimisht është raportuar nga mediat ukrainase të cilat citojnë kancelarin austriak në një intervistë që ai ka dhënë për mediat vendase.

Kancelari Negamer theksoi se nëse Gazprom nuk do të furnizojë menjëherë depozitën më të madhe në vend, ajo do të merret nga shteti dhe do i dorëzohet furnizuesve të tjerë. Mediat austriake sqarojnë se bëhet fjalë për depozitën e Salcburg, më e madhja e Austrisë dhe e dyta më e madhe e Europës qendrore. Po sipas mediave depozita aktualisht është e boshatisur.

Pak kohë më parë mediat ruse raportuan se Viena ishte e gatshme të paguante gazin në rubla. Por kancelari austriak e përgënjeshtroi lajmin duke e konsideruar si pjesë të propagandës ruse. Ai siguroi se furnizimet me gazin rus do të vazhdojnë të paguhen me euro. Austria ndjek në mënyrë shumë korrekte sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Situata aktuale lë të kuptohet se do të ketë një ndalim të furnizimit me gaz rus, një gjë për të cilën Austria nuk është ende gati.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat