Scan Life Postuar më 18 Qershor 2025, 14:02

Treni i natës “afron” Evropën - Synon të ndërlidhë 100 qytete deri në vitin 2035

Nga Kristi Ceta

Treni i natës “afron” Evropën - Synon të

Trenat me kabina fjetjeje po përjetojnë një rilindje në Evropë, edhe pse disa udhëtarë ende dekurajohen nga ideja e ndarjes së një dhome me të huaj.

Ndërsa shumë shërbime nate ofrojnë kabina me një apo dy shtretër, ato zakonisht janë një opsion i shtrenjtë. Por tani, një kompani e re po ndërton trena nate me dhoma tërësisht private, duke premtuar se biletat nuk do të kushtojnë më shumë se çmimi i një fluturimi.

Nox, një startup me seli në Berlin, thotë se misioni i saj është të ofrojë një alternativë të vërtetë për fluturimet me distanca të shkurtra në Evropë.

Nga viti 2027, kompania planifikon të operojë trenat e saj të parë të natës në të gjithë Evropën me kabina të projektuara për një ose dy pasagjerë.

Treni i natës “afron” Evropën - Synon të

"Të flesh ndërsa një tren të çon nëpër Evropë është një koncept i shkëlqyer. Por sot njerëzit duhet të ndajnë kabinat e tyre me të huaj, shtretërit janë të ngushtë dhe shpesh është më e shtrenjtë se udhëtimi ajror. Ne duam ta ndryshojmë këtë dhe t’i bëjmë trenat e natës pjesë thelbësore të udhëtimit evropian,” thotë një nga themeluesit e Nox.

Ata do të kenë kategori dhomash për një pasagjer me një shtrat, një kolltuk dhe tavolinë, si dhe dhoma me shtrat dopio, dy kolltukë dhe një tavolinë. Dhomat do të kenë shtretër dy metra të gjatë dhe hapësirë ​​të mjaftueshme për të ruajtur bagazhet. Disa kabina do të ofrojnë gjithashtu dritare me pamje panoramike.

Sipas Nox, dizajni i dhomës u lejon atyre të vendosin më shumë njerëz në trena, krahasuar me operatorët tradicionalë.

Treni i natës “afron” Evropën - Synon të

“Kjo, e shoqëruar me një fokus të rreptë në standardizim dhe përsosmëri operacionale, do të na lejojë të ofrojmë tarifa të përballueshme për mbi 35 itinerare evropiane”, thekson kompania.

Qëllimi është të ofrojnë ndërlidhje treni midis 100 qyteteve evropiane deri në vitin 2035. Këto përfshijnë Parisin, Barcelonën, Amsterdamin, Kopenhagenin, Varshavën, Budapestin dhe Romën.

Dhomat teke do të fillojnë nga 79 euro dhe dhomat dyshe nga 149 euro. Gjithashtu, nuk do të mungojë shërbimi për ushqime dhe pije në bord.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat