Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2025, 13:25

41 milionë euro për inovacionin dhe mjedisin - “Interreg IPA South Adriatic” financon 43 projekte të reja. Shqipëria, 54 përfitues

Nga Elisabeta Dosku

41 milionë euro për inovacionin dhe mjedisin - “Interreg IPA

43 projekte të reja për inovacionin, mjedisin dhe përfshirjen sociale do të mbështeten me një financim prej 41 milionë euro nga programi Interreg IPA South Adriatic.

Projektet fituese të cilat synojnë një Adriatik më të gjelbër, më inovativ dhe më mbështetës, janë prezantuar nga Agjencia Shqiptare e Qeverisë në bashkëpunim me autoritetin Menazhues të Programit. Projektet u përzgjodhën nga 198 propozime të cilat përfshijnë 220 partnerë nga Italia, Shqipëria dhe Mali i zi.

“Me 54 përfitues shqiptarë aktivë, këto projekte reflektojnë rolin në rritje të vendit tonë në rajon dhe përkushtimin ndaj zhvillimit gjithëpërfshirës, inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Kjo nuk është vetëm një përparim teknik dhe financiar, por një hap strategjik përpara të rrugëtimit të Shqipërisë”, tha Eridiana Çano,  Drejtuese e SASPAC.

“Projektet e përzgjedhura mbështeten në parimet themelore të zhvillimit territorial: zgjidhje inovative, zbatim praktik dhe qendrueshmëri afatgjatë. Me përfundimin e kësaj thirrjeje, Programi tashmë është duke përgatitur propozime për rolin pas vitit 2027, në përputhje me kërkesat e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën Rajonale dhe Urbane të Komisionit Europian”, u shpreh Claudio Polignano, Autoriteti Menaxhues i Programit.

Ndërsa përfaqësuesi i BE përmnedi rolin thelbësor që kanë këto projekte në rrugëtin drejt BE.

“Këto iniciativa janë instrumental në forcimin e kapaciteteve administrative të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si pjesë e rrugëtimit të tyre të preaksesionit në BE. Këto projekte shërbejnë si një lloj akademia para-aksesioni, duke i mundësuar partnerëve që të ndërtojnë aftësi të reja menazheriale përditë. Përveç ndërtimit të kapaciteteve teknike, projektet ofrojnë një hapsirë praktike për të aplikuar dhe përmirësuar strategjitë e komunikimit, duke nënvizuar rëndësinë e bërjes së dukshme të përfitmeve reale për qytetarët dhe bizneset”, tha Gilles Kittel, Drejtoria për Politikën Rajonale dhe Ubane në KE.

Synimi i programit është të promovohet një rajon i jugut të Adriatikut më i zgjuar, i gjelbër, më i lidhur dhe më gjithëpërfshirës si dhe të intensifikohet bashkëveprimi në këtë zonë përmes veprimeve të përbashëta.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat