Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2025, 13:58

Turizmi rrit ndjeshëm konsumin në vend - Buxheti arkëton 73 milionë euro më shumë nga TVSH

Nga Elisabeta Dosku

Turizmi rrit ndjeshëm konsumin në vend - Buxheti arkëton 73

Turizmi ka nisur mbarë edhe këtë vit ndonëse jemi në fillim të sezonit, duke dhënë sinjale të qarta në rritjen e konsumit në vend.

Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të  shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime përgjatë periudhës janar-maj 2025.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi vlerën e Shtuar, janë zëri që me performancën me pozitive ndër të ardhurat tatimore në 5 mujorin e parë të vitit.

Konkretisht  të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 30.5 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë ose 31.5% më shumë se periudha Janar – Maj 2024.

Po ashtu janë arkëtuar 3.1 miliardë lekë ose 11.5% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Maj 2025 janë në shumën 6.8 miliardë lekë.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është rritja graduale e numrit të turistëve në vendin tonë,  të cilët përpos interesit për zonat bregdetare, kanë pasur interes të shtuar për zonat historike dhe malore. Duke qenë s linjat ajrore loë cost ofrojnë çmime të lira biletash, agjenci të ndryshme organizojnë udhëtime me autobus dhe gudia për turistët si dhe  kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, turizmi ka vijuar të prodhojë konsum të lartë.

Po ashtu një zë tjetër që ka ndikuar në këtë performancë pozitive të të ardhurave ka qenë dhe reforma e pagave në administratë, ku nga 1 Korriku 2024, pagat u rritën sërish për një sërë kategorish që paguhen nga buxheti i shtetit, duke u dhënë kështu shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar.  Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.

Nga ana tjetër, një  përqindje inflacioni më e stabilizuar pëegjatë këtij viti është relfektuar në më shumë konsum.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat