Me laps dhe letër Postuar më 8 Maj 2026, 14:11

Sa produktive është ekonomia shqiptare? Shqiptarët punojnë gjatë, por prodhojnë vetëm 995 lekë për orë

Nga Xhorxhina Deda

Sa produktive është ekonomia shqiptare? Shqiptarët punojnë

Ekonomia shqiptare gjeneroi gjatë vitit 2024 mesatarisht rreth 995 lekë për çdo orë pune, sipas një përllogaritjeje të bazuar në të dhënat zyrtare të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto, punësimin dhe orët mesatare të punës.

Të dhënat tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit arriti në 2.517 trilionë lekë gjatë vitit 2024, vit me të dhëna të plota. Në të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve në Shqipëri ishte ishte 1.2 milionë persona, ndërsa të punësuarit punuan mesatarisht 41.3 orë në javë.

Bazuar në këta tregues, ekonomia shqiptare rezulton të ketë prodhuar mesatarisht rreth 995 lekë për çdo orë pune gjatë vitit 2024.

OECD e përkufizon produktivitetin e punës si raportin mes Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe numrit total të orëve të punuara gjatë vitit. Pra, përllogaritja është bërë duke pjesëtuar Prodhimin e Brendshëm Bruto me numrin total të orëve të punuara gjatë vitit, sipas formulës së përdorur për matjen e produktivitetit të punës.

Megjithatë, krahasimi ndërkombëtar e vendos Shqipërinë shumë larg ekonomive më të zhvilluara. Sipas OECD-së, e cila mat “Prodhimin e Brendshëm Bruto për orë pune” këtë herë përmes metodologjisë së Barazisë së Fuqisë Blerëse (PPP), Shqipëria prodhon vetëm 17.6 dollarë ndërkombëtarë për çdo orë pune.

Në vendet më produktive të botës diferenca është shumë më e madhe. Sipas OECD Irlanda kryeson renditjen me 151 dollarë të prodhuar për çdo orë pune, e ndjekur nga Norvegjia me 132 dollarë dhe Luksemburgu me 125 dollarë. Shtetet e Bashkuara prodhojnë 97 dollarë për orë pune, ndërsa Gjermania 88 dollarë. Mesatarja e vendeve të OECD-së arrin në 71 dollarë për orë pune.

Kjo mund të lidhet me nivelin e ulët të produktivitetit me strukturën e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ekonomitë me produktivitet më të lartë mbështeten kryesisht në teknologji, industri të avancuar, automatizim dhe sektorë me intensitet të lartë kapitali.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat