Shqipëria Postuar më 8 Maj 2026, 11:58

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nafta zbret në 193 lekë/litër

Nga Edel Strazimiri

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Në mbledhjen e zhvilluar më 8 Maj 2026, u miratuan çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të gazoilit dhe benzinës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën 13:30.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 193 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 179 lekë për litër dhe me shumicë me jo më shumë se 167 lekë për litër.

Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e mëtejshme të tregut.

Bordi i Transparencës ka paralajmëruar operatorët e tregtimit të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke theksuar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaron se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në sqarimin shoqërues të vendimit thuhet se, bazuar në Aktin Normativ nr.1, datë 3.4.2026 për akcizat, niveli i akcizës do të vijojë të zbatohet i plotë, 100%, pasi çmimet aktuale të karburanteve mbeten nën kufirin e përcaktuar nga akti normativ.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat