Shqipëria Postuar më 8 Maj 2026, 10:27

Legalizimet, 3224 qytetarë marrin aktet e pronësisë - ASHK: Dokumentet me vulë digjitale në e-Albania

Nga Ernilda Luzi

Legalizimet, 3224 qytetarë marrin aktet e pronësisë - ASHK:

Kadastra Shqiptare bën të ditur se gjatë muajit Prill janë miratuar 3224 vendime legalizimi për qytetarët në të gjithë vendin, në kuadër të procesit të formalizimit dhe pajisjes me dokumentacion të pronësisë. Ky proces synon t’u japë siguri juridike familjeve për banesat dhe objektet e legalizuara, duke lehtësuar njëkohësisht edhe procedurat administrative për qytetarët përfitues.

Sipas njoftimit të Kadastrës, të gjithë qytetarët që kanë përfituar nga vendimet e legalizimit do të mund të pajisen me dokumentin përkatës të firmosur me vulë digjitale, i cili do të jetë i aksesueshëm drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën elektronike e-Albania. Kjo procedurë synon të shmangë vonesat dhe paraqitjet fizike në sportele, duke ofruar një shërbim më të shpejtë dhe transparent për qytetarët.

Ndërkohë, listat emërore të përfituesve janë publikuar në faqen zyrtare, në rubrikën “Publikime”, të ndara sipas drejtorive vendore përkatëse. Qytetarët duhet të verifikojnë emrin e tyre në këto lista dhe të ndjekin procedurat përkatëse për tërheqjen elektronike të dokumentacionit.

Kadastra Shqiptare thekson se procesi i legalizimeve vijon në të gjithë territorin e vendit, me qëllim përmbylljen graduale të dosjeve dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat