Siguria në Korridorin VIII dhe Adriatiko-Jonian - Komuniteti i Transportit, studim për zonat e pushimit dhe parkimet

Komuniteti i Transportit do ndërmarrë një studim rajonal për vlerësimin e gjendjes aktuale të zonave të pushimit dhe parkimeve të sigurta përgjatë rrjetit TEN-T në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Studimi do të analizojë disponueshmërinë, cilësinë dhe përputhshmërinë me legjislacionin europian të zonave të pushimit dhe zonave të sigurta të parkimit për mjetet e transportit të rëndë përgjatë korridoreve TEN-T, një nismë që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë rrugore, transportin ndërkombëtar dhe harmonizimin me standardet europiane.
Për vendin tonë, kjo nismë lidhet drejtpërdrejt me korridoret strategjike TEN-T që kalojnë në territorin shqiptar. Një prej tyre është Korridori VIII, që lidh portin e Durrësit me Maqedoninë e Veriut përmes aksit Durrës–Tiranë–Elbasan–Qafë Thanë dhe konsiderohet një nyje kyçe e lidhjes lindje–perëndim në Ballkan. Një tjetër aks strategjik është korridori Adriatiko-Jonian, që ndryshe njihet si Korridori Blu, që përshkon bregdetin shqiptar nga veriu në jug, duke lidhur Malin e Zi me Greqinë. Këto korridore janë pjesë e rrjetit të zgjeruar europian TEN-T dhe konsiderohen prioritare për integrimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik.
Ndërkaq, studimi i Komunitetit të Transportit synon të krijojë një inventar të plotë të zonave të pushimit dhe zonave të sigurta të parkimit në këtë rrjet, përfshirë edhe pikat kufitare, duke evidentuar boshllëqet ekzistuese, nevojat për investime dhe përputhshmërinë me standardet europiane të sigurisë dhe shërbimit.
Në dokument theksohet se në disa vende të rajonit ende nuk janë përcaktuar hapësira të rezervuara për zona pushimi dhe parkime të sigurta në dokumentet e planifikimit territorial, çka shihet si një pengesë për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian.
Anëtarësimi në BE, sa ka avancuar Shqipëria? - Mblidhet Këshilli i Integrimit/ Dhuka: Kemi marrë 101 piketa mbyllëse
Shqipëria po avancon me plotësimin e detyrave të lëna nga Komisioni Europian në kuadër të procesit të integrimit. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar......
Legalizimet, 3224 qytetarë marrin aktet e pronësisë - ASHK: Dokumentet me vulë digjitale në e-Albania
Kadastra Shqiptare bën të ditur se gjatë muajit Prill janë miratuar 3224 vendime legalizimi për qytetarët në të gjithë vendin, në kuadër të procesit të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën djeshme teksa është blerë......
Praktikat më të mira për administrimin e pasurive të paligjshme, AAPSK bashkëpunon me Italinë
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara,......
SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr në Hormuz - Presidenti Trump thotë se armëpushimi është në fuqi
Ushtria amerikane tha se ka interceptuar sulme ndaj tre anijeve të Marinës në Ngushticën e Hormuzit të enjten dhe është përgjigjur me sulme vetëmbrojtëse.......
Gati testimi i AI-së së qeverisë amerikane - Gjigandët e teknologjisë do të vlerësojnë modelet
Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të testojë mjete të reja të inteligjencës artificiale (IA) përpara se ato të publikohen. Firmat teknologjike Google,......
Marrëveshja tregtare, Trump ultimatum BE-së/ Afati deri më 4 korrik, ndryshe tarifa shumë më të larta
Bashkimi Evropian ka afat deri më 4 korrik për të zbatuar plotësisht marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara ose do të përballet me “tarifa shumë më të......
Sulmet në Hormuz, çmimet e naftës rriten përsëri - Ripërtëritja e armiqësive SHBA-Iran fut tregjet në panik
Çmimet e naftës u rritën me rreth 1% të premten, pas shpërthimit të luftimeve të reja midis SHBA-së dhe Iranit, duke kërcënuar armëpushimin dhe duke shuar......


