Projektet e reja energjetike, 2.8 gigavat - ERE: Nevojë për investime në rrjetin e transmetimit, OST ka planifikuar 16 mld lekë

Rreth 2.8 gigavat kapacitete të reja energjetike pritet t’i shtohen sistemit elektroenergjetik shqiptar në vitet në vijim, teksa projektet po shtohen ndjeshëm, kryesisht në energjinë diellore.
Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se vetëm nga projektet që kanë lidhur marrëveshje për lidhje në rrjet dhe që pritet të energjizohen gjatë viteve 2026–2027, kapaciteti arrin në rreth 830 MW. Këtyre u shtohen edhe projektet që kanë nënshkruar marrëveshje apo amendime gjatë vitit 2025, si dhe një numër i konsiderueshëm projektesh që kanë marrë opinion paraprak për lidhje në sistemin e transmetimit.
Nga analiza e projekteve rezulton se zhvillimi i sektorit po dominohet nga energjia diellore. Në listën e projekteve me marrëveshje të nënshkruara apo të amenduara gjatë vitit 2025 përfshihen parqe të mëdha fotovoltaike si Sunny Side Solar Park (122 MW), AKERNI Solar (100 MW), si dhe një seri projektesh me kapacitete nga 20 deri në 60 MW. Ndërkohë, në këtë listë shfaqen edhe projekte të tjera të rëndësishme si Parku Eolik i Spillesw (72.6 MW) dhe TEC Roskovec (170 MW), që mbetet kapaciteti më i madh individual në zhvillim.
Ky zgjerim i shpejtë i kapaciteteve sjell një sfidë të drejtpërdrejtë për rrjetin e transmetimit. Sipas ERE-s kjo do kërkojë një zhvillim më dinamik të rrjetit për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim. Për këtë qëllim OST sh.a. ka planifikuar për periudhën 2025-2027, investime në vlerën rreth 16 mld lekë, ku përfshihen ndërtimi apo rikonstruksioni i nënstacioneve, linja 220 kV dhe 400 kV, linja 110 kV, IT, siguri kibernetike, telekomunikacion, etj.
EU4Municipalities II, financime për bashkitë - Kryeministri Edi Rama: Kapitali njerëzor, problemi më i mprehtë
Pushteti vendor duhet të rrisë kapacitetet njerëzorë, në mënyrë që ti përshtatet standardeve europiane dhe të ketë mundësi për të thither fonde nga unioni.......
Më pak makina në kufi, më pak të ardhura për siguruesit - AMF: Rënia e hyrje-daljeve apo çmimeve ndikojnë Kartonin Jeshil dhe sigurimin kufitar
Kompanitë e sigurimit nuk po arkëtojnë shumë të ardhura nga produkti i Kartonit Jeshil dhe sigurimit kufitar. Për të disatin muaj radhazi, gjithnjë e më pak......
Lufta në Lindjen e Mesme rrit kostot për shqiptarët/ Shtrenjtimi i karburanteve rrit inflacionin, ngjitet në 2.8% në Prill
Pasojat e tensioneve në Lindjen e Mesme kanë nisur të reflektohen edhe në ekonominë shqiptare, duke shtuar presionin mbi koston e jetesës. Inflacioni në......
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, nafta zbret në 193 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Në mbledhjen e zhvilluar më 8 Maj 2026, u miratuan çmimet e reja......
Sa pritet të fitojnë pronarët e Airbnb në Shqipëri gjatë 2026-ës? Vilat me pamje nga deti në jug po arrijnë deri në 4 mijë euro të ardhura mujore
Tregu i qirave afatshkurtra përmes platformave Airbnb po fiton gjithnjë e më shumë peshë në Shqipëri, duke u kthyer në një nga format më fitimprurëse të......
Siguria në Korridorin VIII dhe Adriatiko-Jonian - Komuniteti i Transportit, studim për zonat e pushimit dhe parkimet
Komuniteti i Transportit do ndërmarrë një studim rajonal për vlerësimin e gjendjes aktuale të zonave të pushimit dhe parkimeve të sigurta përgjatë rrjetit......
Anëtarësimi në BE, sa ka avancuar Shqipëria? - Mblidhet Këshilli i Integrimit/ Dhuka: Kemi marrë 101 piketa mbyllëse
Shqipëria po avancon me plotësimin e detyrave të lëna nga Komisioni Europian në kuadër të procesit të integrimit. Në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar......
Legalizimet, 3224 qytetarë marrin aktet e pronësisë - ASHK: Dokumentet me vulë digjitale në e-Albania
Kadastra Shqiptare bën të ditur se gjatë muajit Prill janë miratuar 3224 vendime legalizimi për qytetarët në të gjithë vendin, në kuadër të procesit të......


