Shqipëria Postuar më 8 Maj 2026, 14:06

Tatimet dhe BE diskutojnë objektivat e Planit të Rritjes dhe luftën kundër evazionit

Nga Edel Strazimiri

Tatimet dhe BE diskutojnë objektivat e Planit të Rritjes dhe

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Ilir Binaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ku në fokus ishte ecuria e zbatimit të katër objektivave kryesore të Planit të Rritjes (Growth Plan).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë takimit u diskutua për auditimin e individëve të pasur me risk të lartë, bazuar në të dhënat e vetëdeklaruara dhe informacionin e siguruar nga palë të treta.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe krijimi i regjistrit të aseteve për 10% të totalit të tatimpaguesve, si dhe paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së për të gjithë subjektet e TVSH-së dhe i deklaratës DIVA për individët deklarues, me synim thjeshtimin e procedurave dhe rritjen e përputhshmërisë tatimore.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte forcimi i performancës së hetimit të mashtrimit tatimor dhe rritja e efikasitetit të administrimit fiskal.

Administrata Tatimore theksoi se mbetet e angazhuar në përmbushjen e objektivave strategjikë, avancimin e reformave dhe përafrimin me standardet europiane në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat