Analiza Postuar më 21 Nëntor 2025, 10:41

Turizmi dhe ndërtimi, “fituesit” e rinj të territorit/ Në një dekadë, pesha e bujqësisë në prodhimin kombëtar ka rënë ndjeshëm

Nga Xhorxhina Deda

Turizmi dhe ndërtimi, “fituesit” e rinj të territorit/

Ekonomia duket se po orienton gjithnjë e më shumë aktivitetin drejt ndërtimit, tregtimit të pronave dhe turizmit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pesha e bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto po zbehet vit pas viti, duke lënë hapësirë sektorit të ndërtimit dhe shërbimeve

Sektorët që historikisht kanë krijuar ekonomi, vende pune dhe kontribut në prodhimin kombëtar po përjetojnë një krizë të thellë, duke ndikuar negativisht edhe në rritjen ekonomike. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, bujqësia u tkurr me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa industria ra me 3.7%.

Për vitin 2024, bujqësia përbënte 15.45% të PBB-së, ndërtimi 11.92%, ndërsa aktivitetet e pronave 4.95%. Së bashku, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme përbëjnë 16.59% të PBB-së, duke kaluar kështu bujqësinë. Përgjatë një dekade, pesha e bujqësisë në PBB ka rënë nga 19.12% në vitin 2014 në 15.45% në vitin e kaluar, dhe rënia vazhdon. Të njetën panormaë paraqesin treguesit edhe për sektorin e industrisë.

“Scan Intel” ka analizuar strukturën e vlerës së shtuar bruto sipas qarqeve për të parë se në cilin ka rënë më shumë pesha e bujqësisë.

Bujqësia shfaq rënie në pothuajse të gjitha qarqet kryesore. Elbasani regjistron rënie të peshës me 5.9 pikë përqindje, Durrësi me 3.1, Vlora me 3.2, Shkodra me 2.3, Fieri me 1.9 dhe Dibra me 1.8. Këto shifra sinjalizojnë jo thjesht vështirësi sezonale, por një tkurrje strukturore të sektorit. Vetëm disa zona periferike shfaqin rritje, si Kukësi me 4.5 pikë përqidnje, Gjirokastra me 1.8 dhe Berati me 1.1 pikë, që lidhen më shumë me bazën fillestare të ulët sesa me zhvillim real të qëndrueshëm. Ky trend konfirmon se bujqësia po humbet peshë ekonomike në shkallë kombëtare.

 

 

Shqipëria 21 Nëntor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat