Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2025, 10:23

Samiti i “Planit të Rritjes” në Tiranë - Rama:  Jemi këtu të ndërtojmë atë që na takon të ndërtojmë sot

Nga SCAN TV

Samiti i “Planit të Rritjes” në Tiranë - Rama:

Ka nisur në Tiranë samiti “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos,  do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Trenat e bashkëpunimit rajonal u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por duke vepruar. Jemi këtu të ndërtojmë artë që na takon të ndërtojmë sot. Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ndjejnë kosto më të ulura, udhëtim më të lehtë më të shpejtë, liri lëvizje. Tarifat roaming mes BE dhe BP do të përfundojnë në 2026. Qytetarët do ta ndjejnë efektin në xhepat e tyre. Tashmë është një program mes BE dhe Ballkanit Perëndimor që do ti japë fund tarifave. Do të jetë suksesi ynë i ardhshëm pas SEPA-s. Roaming nuk ka të bëjë me fatura telefonike, por heqjen e një kufiri tjetër artificial mes qytearëve tanë dhe Europës. Nga viti i ri do të bëhet pjesë e jetës tonë, një identitet, një jetë digjitale në mbarë rajonin e BE, dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty për BE. Tre, pikëkalimet kufitare, nga pengesa në motorë zhvillimi. E dimë kufirin. Ballkani, ndonjëherë lëviz, fle apo mediton, por duhet të marrë fund këto ditë. Një kamion që lëviz shpejt, është një ekonomi që lëviz shpejt”.

(vijon)

Samiti i “Planit të Rritjes” në Tiranë - Rama:

Shqipëria 21 Nëntor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat