Si mund të neutralizohen tarifat e Trump? - Kreu i BQE-së jep zgjidhjen: BE duhet të lehtësojë tregtinë e brendshme

Bashkimi Evropian mund të reduktojë ndikimin e tarifave tregtare të SHBA-së nëse ul disa nga barrierat e brendshme, tha Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Lagarde theksoi se modeli ekonomik i BE-së, i orientuar drejt eksportit, është tronditur nga kthesa proteksioniste në nivel global, që nga tarifat e vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump deri te kontrolli i Kinës mbi mineralet e rralla.
Por presidentja e BQE-së argumentoi se blloku mund të përmirësojë rrjedhën ekonomike nëse lehtëson tregtinë mes 27 vendeve anëtare, duke marrë si shembull Holandën, një nga ekonomitë më të hapura të BE-së.
“Sipas analizës sonë, nëse të gjitha vendet anëtare do të ulin barrierat e tyre në të njëjtin nivel si Holanda, barrierat e brendshme mund të tkurren me rreth 8 pikë përqindjeje për mallrat dhe 9 pikë përqindjeje për shërbimet,” tha ajo në një konferencë në Frankfurt.
“Nëse do të arrinim vetëm një të katërtën e këtij niveli, do të ishte e mjaftueshme për të rritur tregtinë e brendshme sa për të kompensuar plotësisht ndikimin e tarifave amerikane mbi rritjen,” shpjegoi Lagarde.
Ajo renditi reforma të gjera ekonomike, nga harmonizimi i tatimeve mbi vlerën e shtuar deri te krijimi i ligjit korporativ të përbashkët në BE. Kreu i BQE-së madje propozoi ndryshime strukturore në funksionimin e vetë bllokut, si për shembull një kuadër me pjesëmarrje vullnetare të quajtur “regjimi i 28-të”.
Lagarde gjithashtu lavdëroi shpenzimet fiskale, veçanërisht në Gjermani, për të mbrojtur ekonominë, dhe tha se Banka Qendrore, që ka ulur ndjeshëm normat e interesit në vitet 2024-25, do të ndërhyjë sipas nevojës.
“Ne do të vazhdojmë të rregullojmë politikën tonë sipas nevojës për të siguruar që inflacioni të qëndrojë në objektivin tonë,” tha Lagarde.
Tirana, drejt efikasitetit dhe burimeve të rinovueshme - Bashkia hap garën për planin e ri të energjisë dhe klimës
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për hartimin e planit vendor të veprimit për energjinë dhe klimën. Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit......
SHBA furnizon Lindjen e Mesme - Do të eksportojë çipe të avancuara në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara
Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi se ka autorizuar eksportin e gjysmëpërçuesve të avancuar të inteligjencës artificiale për dy kompani......
Zgjedhjet “shpëtojnë” pagat e sektorit publik - Shpallja e datës zgjat buxhetin për dy muajt e parë të vitit 2026
Mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor e ka shpëtuar sektorin publik nga mungesa e pagave në muajin janar dhe shkurt. Ligji për menaxhimin e financave publike......
Qipro do të furnizojë Evropën me gaz - Presidenti qipriot: Projekti do të fillojë operimet në vitin 2027
Një pjesë e rreth 566 miliardë metrave kub gaz natyror të zbuluar në ujërat e Qipros mund të dërgohet në tregjet evropiane duke nisur nga viti 2027, deklaroi......
AAPSK zhvillon trajnim mbi administrimin e shoqërive tregtare dhe procedurat e QKB-së
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së......
KESH zhvillon shitjet e para të energjisë - Siguron rreth 15 mln euro të ardhura, pas miliona euro shpenzime për import
Reshjet e ditëve të fundit janë pasuar me efekte pozitive për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që ka shitur energji për shkak të përmirësimit të......
Shqipëria e Japonia forcojnë bashkëpunimin ekonomik - Investitorët japonezë rrisin interesin. Në fokus, energjia, ICT dhe turizmi
Këtë të enjte, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me Japan External Trade Organization (JETRO), organizoi Forumin e Biznesit......
Pensioni privat, plotësues i atij shtetëror - Mbi 48 mijë shqiptarë derdhin kontribute. Vetëm 5.8% e atyre në skemën shtetërore
Shqiptarët po ndërgjegjësohen në mënyrë graduale mbi rëndësinë e të kontribuarit për një pension privat. Pensionet private janë një plotës i pensioneve......





