Shqipëria mbi Europën, por nën rajonin/ Inflacioni arrin në 2.3% në muajin Maj, me ndikim nga sektori i argëtimit
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2025 regjistrohet në 2.3%, duke konstatuar kështu një normë më të ulët, krahasuar me Prillin e po të njëjtit vit. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë ishte 2.2%. Theksojmë se metodologjia e matjes është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.2% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar mbi këtë kufi për muajin Maj, që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë më të larta se mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Majit ë këtij viti janë Rumania me 5.4%, Estonia me 4.6% si dhe Mali i Zi me 4.5%. Zvicra ndërkohë regjistron rënie të çmime për Majin.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Kosovën, ku për muajin Maj regjistron një normë të rritjes së çmimeve prej 3.6%.
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut vlerësohet në 4.1% në muajin e pestë të vitit aktual, pasuar nga Serbia me një normë prej 3.9%.
Nëse analizojmë ndryshimin sipas grupëve të dhënat thonë rritja më e madhe e çmimeve prej 8.4% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3.4%. Nga ana tjetër, grupet “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 3.1%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shërbimi arsimor” me 1.8% secili, “Veshje dhe këpucë” me 1.7%, “Komunikimi” me 1.5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.3%, “Shëndeti” me 1.1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.8%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.9%.

Më pak burokraci për mbrojtjen! - BE planifikon masa që përshpejtojnë projektet dhe nxisin prodhimin
Komisioni Evropian zbuloi një sërë masash që shpreson se do të ulin burokracinë për sektorin e mbrojtjes dhe do të nxisin prodhimin. E ashtuquajtura Paketë......

Pushimet e “ëndrrave” për shqiptarët - Nga ishujt Mauritius, në Sri Lanka. Japonia kryeson me çmimet më të shtrenjta
Pavarësisht kostove, shqiptarët po udhëtojnë më shumë se kurrë. Nga metropolet më të vizituara të europës, Turqinë e Greqinë si dy destinacionet më të......

Treni i natës “afron” Evropën - Synon të ndërlidhë 100 qytete deri në vitin 2035
Trenat me kabina fjetjeje po përjetojnë një rilindje në Evropë, edhe pse disa udhëtarë ende dekurajohen nga ideja e ndarjes së një dhome me të huaj. Ndërsa......

Kontrata për shit-blerjen e energjisë - Organizatat e biznesit, letër ERE-s: Propozime për parashikimin e prodhimit dhe disbalancat
Katër nga organizatat më të rëndësishme të biznesit në vend, i janë drejtuar zyrtarisht Entit Rregullator të Energjisë me një letër, ku paraqesin propozime......

Turizmi rrit ndjeshëm konsumin në vend - Buxheti arkëton 73 milionë euro më shumë nga TVSH
Turizmi ka nisur mbarë edhe këtë vit ndonëse jemi në fillim të sezonit, duke dhënë sinjale të qarta në rritjen e konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por......

Zbulohet qyteti më i mirë për të jetuar në botë - Cili vend ka “rrëzuar” Vienën nga kreu i renditjes?
Pas një periudhe trevjeçare në krye të listës globale vjetore nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), kryeqyteti austriak i Vienës është mposhtur nga......

41 milionë euro për inovacionin dhe mjedisin - “Interreg IPA South Adriatic” financon 43 projekte të reja. Shqipëria, 54 përfitues
43 projekte të reja për inovacionin, mjedisin dhe përfshirjen sociale do të mbështeten me një financim prej 41 milionë euro nga programi Interreg IPA South......

SHBA miraton projektligjin për “stablecoins” - Senati “hap rrugën” për zgjerimin e industrisë
Senati Amerikan miratoi një projektligj që do të krijojë një kornizë rregullatore për kriptovalutat e lidhura me dollarin amerikan, të njohura si......