Shqiptarët, gjithnjë e më shumë online/ Infrastrukturë e fortë digjitale, por sfida mbetet te përballueshmëria

Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në epokën digjitale, sipas vlerësimit të fundit të Mobile Connectivity Index nga GSMA Intelligence, i cili mat faktorët kryesorë që ndikojnë në përdorimin dhe zhvillimin e internetit celular.
Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2025, Shqipëria ka arritur një rezultat të përgjithshëm prej 72.21 pikësh, duke reflektuar një nivel të mirë të lidhjes mobile dhe përdorimit të teknologjisë.
Një nga pikat më të forta të vendit rezulton të jetë gatishmëria e konsumatorëve (Consumer Readiness), ku Shqipëria ka marrë një vlerësim prej 87.14 pikësh. Ky tregues lidhet me aftësinë e qytetarëve për të përdorur teknologjinë, njohuritë digjitale dhe gatishmërinë për të përfituar nga shërbimet online.
Edhe infrastruktura e internetit celular paraqitet në nivele të larta, me një rezultat prej 80.12 pikësh, duke treguar zhvillimin e rrjeteve mobile dhe përhapjen e aksesit në internet përmes pajisjeve të lëvizshme.
Ndërkohë, një sfidë mbetet përballueshmëria e internetit celular, ku Shqipëria është vlerësuar me 64.72 pikë. Ky tregues mat sa lehtësisht qytetarët mund të përballojnë shërbimet e internetit krahasuar me të ardhurat dhe tregon se ka ende hapësirë për ta bërë aksesin digjital më të lirë.
Rezultati më i ulët shënohet në kategorinë “Përmbajtje dhe shërbime”, me 60.17 pikë, duke sinjalizuar nevojën për më shumë zhvillim të shërbimeve online, aplikacioneve lokale dhe përmbajtjeve digjitale që nxisin përdorimin e internetit.
Në një kohë kur ekonomia, arsimi dhe shërbimet publike po kalojnë gjithnjë e më shumë online, këto tregues tregojnë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie më të lidhur, por sfida e radhës mbetet që teknologjia të jetë jo vetëm e disponueshme, por edhe më e përballueshme dhe më e dobishme për qytetarët.

Linjë e re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë/ OSSH, investim gati 300 milionë lekë. Synohet furnizim më i sigurt
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e linjës së re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë. Sipas dokumentit të......
Hormuzi, duhet të pastrohen 80 mina - Më pas do të rinisë transporti normal i anijeve
Qendra e ngushticës së Hormuzit është e bllokuar me rreth 80 mina që do të duhet të pastrohen për të rifilluar transporti normal detar, tha organi i pavarur......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë të premte teksa......
SHBA nisin hetim tregtar ndaj Gjermanisë - Uashingtoni akuzon Berlinin për çmime shumë të ulëta të ilaçeve të reja
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim tregtar mbi politikat e çmimeve të barnave në Gjermani. Uashingtoni thotë se dëshiron të shqyrtojë nëse ilaçet......
Ndërpritet funksionimi i Bordit të Transparencës/ Ibrahimaj: Çmimet e karburanteve janë stabilizuar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se qeveria ka vendosur t’i japë fund funksionimit të Bordit të Transparencës për......
Cilat vende po shtojnë më shumë milionerë? - Çdo ditë 5 persona në Gjermani kalojnë pragun prej 30 milionë dollarë
Pabarazia në pasuri në të gjithë Evropën dhe brenda saj mbetet e theksuar, siç tregohet nga disa tregues. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore......
Viti 2025, rreth 6 milionë refugjatë në Evropë - Raporti, kërkesat për azil ranë në 770,000
Refugjatët dhe azilkërkuesit në Evropë u stabilizuan në vitin 2025 pas më shumë se një dekade rritjeje, ndërsa kërkesat për azil ranë për të dytin vit......
Gjermania nuk është më si përpara - Punësimi në industri më i ulëti në 10 vite
Punësimi në sektorin industrial të Gjermanisë ka rënë në nivelin më të ulët të dhjetë vitet e fundit. Kjo për faktin se kompanitë po zgjedhin gjithnjë e më......



