Gjermania nuk është më si përpara - Punësimi në industri më i ulëti në 10 vite

Punësimi në sektorin industrial të Gjermanisë ka rënë në nivelin më të ulët të dhjetë vitet e fundit. Kjo për faktin se kompanitë po zgjedhin gjithnjë e më shpesh të mos zëvendësojnë punëtorët që largohen, sipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann.
Nga analiza që ka kryer Instituti Ekonomik IW, rezulton se industria gjermane aktualisht numëron rreth 6.6 milionë të punësuar, ndërsa pjesëmarrja e saj në punësimin e përgjithshëm ka rënë në 19, nga 22 për qind, sa ishte në vitin 2014. Studiuesit theksojnë se rënia nuk po shkaktohet nga pushimet masive nga puna, por nga ngadalësimi i ndjeshëm i punësimeve të reja.
Deri në vitin 2019, ritmi i punësimeve dhe i largimeve të stafit kishte qenë pothuajse paralel. Megjithatë, që nga ajo periudhë është krijuar një hendek, pasi numri i rekrutimeve të reja ka rënë shumë më shpejt sesa po përfundojnë marrëdhëniet ekzistuese të punës.
Sipas ekspertve, rënia e punësimeve është një sinjal paralajmërues për tendencat e ardhshme në tregun e punës. Ata mendojn, se industria ka nevojë për një rigjallërim të kërkesës për fuqi punëtore dhe për më shumë dinamizëm në tregun e punës, pasi angazhimet e reja krijojnë mundësi për hyrje në treg, lehtësojnë ndryshimin e karrierës dhe ndihmojnë rinovimin e sektorit.
Studimi tregon gjithashtu se industria gjermane është bërë më pak tërheqëse për punëtorët gjatë viteve të fundit. Përfitimi në paga për ata që nisin karrierën në industri, krahasuar me sektorët e tjerë, ka rënë në 10.4 për qind në vitin 2024, nga 20.4 për qind një dekadë më parë.
Edhe për punëtorët me përvojë afatgjatë, avantazhi në paga është zvogëluar në 8.7 për qind, nga 16.5 për qind sa ishte dhjetë vjet më herët. Megjithatë, lajmi më i mirë në këtë analizë është se autorët e studimit deklarojnë se rreziku i humbjes së vendit të punës në industri mbetet më i ulët sesa ishte para një dekade.
Kryeministri Rama në Romë: Për Zvërnecin nuk ka asgjë për tu shqetësuar, projekti do të bëhet
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Botëror Future Investment Initiative (FII) që po zhvillohet në Romë. Në një bashkëbisedim me Eleni Giokos,......
Ligji për faljen, Tatimet: Kemi fshirë nga sistemi 91.6 milion euro gjoba, përfituan 105,409 tatimpagues
Në zbatim të Ligjit të Faljes tatimet kanë njoftuar se fshinë nga sistemi 91.6 milion euro gjoba në ngarkim të 105,409 tatimpaguesve. Me një postim në......
Zogaj – Ckla/Skje, takim dypalësh për një pikë e përbashkët kalimi kufitar me Malin e Zi
Sot është zhvilluar një takim koordinues ndërinstitucional në kuadër të përgatitjeve për hapjen e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Zogaj – Ckla/Skje,......
Sa orë duhet të punojë një shqiptar për të fituar 100 mijë lekë?
Një pagë prej 100 mijë lekësh në muaj konsiderohet nga shumë shqiptarë si një kufi psikologjik për të ardhura të mira, por sa kohë duhet të punojë një......
Swisscontact: Nga biznesi për biznesin – rritja e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare në rrugën drejt BE-së
Përfaqësues të organizatave të biznesit, kompanive, institucioneve dhe partnerëve të zhvillimit u mblodhën në tryezën e diskutimit “Integrimi i Biznesit në......
Ministri Nufi: “Shqipëria, aleate e besueshme në NATO. Faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në......
Qeveria mori 25 miliardë lekë borxh të brendshëm në maj, shumica në obligacione
Gjatë muajit maj janë zhvilluar shtatë ankande për shitje titujsh qeveritarë nga Ministria e Financave, më së shumti obligacione. Ministria ofroi për shitje......
Treni Tiranë–Durrës–Rinas, në Durrës për 36 minuta, në Aeroport në më pak se 20 minuta
Teksa pak ditë më parë u publikua procedura për përzgjedhjen e oeratorit privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, dokumentet......



