Analiza Postuar më 5 Dhjetor 2025, 11:49

Shesim më shtrenjtë në tregun vendas sesa jashtë/ Çmimet e prodhimit ngadalësohet tremujor mbi trem, ujorpor

Nga Xhorxhina Deda

Shesim më shtrenjtë në tregun vendas sesa jashtë/

Të dhënat e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një panoramë të balancuar të çmimeve të prodhimit në vend rritje të lehta në disa sektorë kyç, por edhe ulje në industri të caktuara, sidomos në energjetikë dhe disa nënsektorë përpunues. Këto lëvizje reflektojnë presionet e moderuara të kostove dhe dinamika të ndryshme kërkesë-ofertë, si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm.

Në raport me vitin bazë 2021, indeksi ka arritur nivelin 129.5, duke regjistruar një rritje vjetore prej 0.2%. Sektori që kontribuoi më shumë në këtë rritje ishte Industria përpunuese, me një zgjerim prej 0.4%, pasuar nga Industria nxjerrëse dhe Furnizimi me ujë dhe shërbimet e trajtimit të mbeturinave, të cilat u rritën me nga 0.2%.

Brenda industrisë përpunuese, çmimet u rritën më së shumti në aktivitetet “Prodhimi i mobiljeve” dhe “Prodhimi i pijeve”, secili me 1.3%.

Në tregun vendas, Indeksi i Çmimeve të Prodhimitu rrit me 0.3% krahasuar me një vit më parë. Sektori përpunues dha sërish ndikimin kryesor, me një rritje prej 0.7%, ndërsa furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbeturinave u rrit me 0.2%. Nga ana tjetër, industria nxjerrëse regjistroi një rënie të dukshme prej 1.6%.

Ndërsa për eksport, indeksi shënoi një rritje modeste prej 0.1%. Këtë herë, rritjen e udhëhoqi Industria nxjerrëse me 1.6%, e ndjekur nga shërbimet e furnizimit me ujë dhe trajtimit të mbeturinave me 0.7%. Rënie regjistroi sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit me 1.3%, si dhe industria përpunuese, e cila ra lehtë me 0.1%.

Pra, nga të dhënat, vihet qartë re se çmimet e produkteve për eksport po lëvizin më ngadalë dhe në disa sektorë janë edhe në rënie, ndërsa çmimet për tregun vendas kanë ritëm më të lartë rritjeje.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i përgjithshëm shënoi një ulje prej 0.1%. Zbritja më e fortë u regjistrua në sektorin e energjetikës me 0.3%, ndërsa industria përpunuese dhe ajo nxjerrëse ranë me nga 0.1%.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat