Sa të huaj vizituan Shqipërinë në Korrik? 7.1% më shumë, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Muaji korrik mbetet një nga periudhat më dinamike për lëvizjen e shtetasve, pasi përkon me kulmin e sezonit turistik veror. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se edhe korriku i këtij viti ka vijuar me një tendencë pozitive, me rritje të hyrjeve në territorin shqiptar si nga shtetasit e huaj, ashtu edhe nga shtetasit shqiptarë.
Gjatë muajit korrik 2026 rezultojnë rreth 2.8 milionë hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, numri i hyrjeve është rritur me 6.1%, duke treguar se flukset e lëvizjeve vijojnë të jenë të larta gjatë muajve të sezonit veror.
Nëse shifrat analizohen më në detaje, pjesën më të madhe të hyrjeve e përbëjnë shtetasit e huaj. Konkretisht, gjatë korrikut në Shqipëri kanë hyrë rreth 1.9 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 7.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Ndërkohë, hyrjet e shtetasve shqiptarë kanë qenë rreth 871 mijë, duke shënuar një rritje prej 4.1%.
Edhe flukset në dalje kanë vijuar të rriten gjatë korrikut. Sipas INSTAT, rreth 2.6 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, shifër kjo që përfaqëson një rritje prej 3.3% krahasuar me korrikun e një viti më parë.Nga këto dalje, rreth 790 mijë kanë qenë shtetas shqiptarë, me një rritje prej 0.9%, ndërsa rreth 1.8 milionë kanë qenë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 4.3%.
Flukset e shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri vijojnë të dominohen nga vendet evropiane. Europa Jugore ka kontribuar me rreth 64% të hyrjeve, ndërsa Europa Qendrore dhe Lindore ka përbërë rreth 13% të tyre.
Tendenca pozitive vihet re edhe kur të dhënat shtrihen në shtatë muajt e vitit. Në këtë periudhë rezultojnë rreth 12 milionë hyrje në territorin e Shqipërisë, nga të cilat rreth 7 milionë janë shtetas të huaj. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar gjithsej rreth 11.7 milionë dalje nga territori shqiptar, ku rreth 6.8 milionë prej tyre i përkasin shtetasve të huaj.
Përveç numrit të hyrjeve, të dhënat e INSTAT tregojnë edhe arsyet e udhëtimit të shtetasve të huaj. Në korrik 2026, rreth 99% e hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin shqiptar kanë qenë për qëllime personale.
Ky tregues ka shënuar një rritje prej 7.3% krahasuar me korrikun e vitit 2025, duke reflektuar peshën e lartë që vijojnë të kenë udhëtimet personale, përfshirë ato turistike dhe vizitat, në flukset hyrëse drejt Shqipërisë. Në të kundërt, hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar rënie. Sipas të dhënave, këto hyrje janë ulur me 8.9% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.
Live TV
Turizmi ndryshon gjeografi/ Fqinjët “braktisin” Shqipërinë në sezon. Malajzia dhe India me rritje të fortë
Sezoni veror i këtij viti ka sjellë një panoramë interesante sa i perket hyrjeve nga shtetasit e huaj në Shqipëri. Scan Intel ka marrë në analizë hyrjet për......
Sa të huaj vizituan Shqipërinë në Korrik? 7.1% më shumë, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Muaji korrik mbetet një nga periudhat më dinamike për lëvizjen e shtetasve, pasi përkon me kulmin e sezonit turistik veror. Të dhënat e publikuara nga INSTAT......
SHBA përfshihet në ringjalljen e gazsjellësit IAP - Projekti lidh Kroacinë me Shqipërinë, mundësi edhe për LNG amerikan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshihen në ringjalljen e gazsjellësit Adriatiko-Jonian, një projekt energjetik që nis në Fier dhe, përmes Malit të Zi,......
Filtër i ri për monumentet - Ngrihet Komisioni Shtetëror i Artit në Hapësirat Publike
Monumente, buste, memoriale, skulptura, apo vepra të tjera arti nuk do të mund të vendosen në hapësirat publike vetëm me miratimet vendore. Çdo projekt i......

