31 vatra zjarri në vetëm 24 orë/ MM: 3 ende aktive, ja zonat ku vijon operacioni

Situata e zjarreve në vend paraqitet më e qetë, ndërsa nga 31 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 3 vijojnë të jenë aktive dhe 6 të tjera mbahen nën monitorim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse. Në operacione kanë marrë pjesë edhe Forcat e Armatosura me 70 efektivë, një automjet zjarrfikës, një ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë.
Vatrat aktive janë regjistruar në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë.
Në Malin e Dajtit, operacioni vijon me 20 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë është përdorur edhe mbështetja nga ajri. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Ballenjë të Dibrës, zjarri vijon në një terren të thepisur dhe shkëmbor dhe po mbahet nën kontroll nga strukturat e emergjencave. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Qafën e Helmës, Bulqizë, vatra vijon aktive dhe monitorohet nga efektivët e MZSH-së, pa paraqitur rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, situata është përmirësuar ndjeshëm në Pukë, veçanërisht në zonat e Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit. Zjarret në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të monitorohen për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.
Në qarqet e tjera të vendit, shumica e vatrave të raportuara janë shuar ose ndodhen nën mbikëqyrje. Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër aktive me rrezik për zonat e banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.
Forcat operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Si mund të fuqizohen bashkitë e vogla? - Raporti/ Paketë fiskale e diferencuar dhe rishikim i transfertës së pakushtëzuar
Shumë bashki në vend ndodhen në kushtet e pafuqisë financiare për të ofruar shërbimet e duhura për shkak se nuk arrijnë të mbledhin të ardhura dhe të......
Kadastra sqaron qytetarët: Ja dokumentet që duhen për regjistrimin e tokës me AMTP
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka informuar qytetarët mbi dokumentet që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi......
Luhatje në tregun valutor – Vijon paqëndrueshmëria për monedhat kryesore
Dollari amerikan edhe pse ka pasur një rritje të lehtë të kuotës në raport me dje vijon të pozicionohet dobët përballë monedhës vendase duke u blerë këtë......
BE riformaton zgjerimin: Integrim gradual dhe rregulla më të forta për anëtarët e rinj
Bashkimi Evropian po shqyrton një qasje të re për zgjerimin, me synim përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate dhe shmangien e bllokimeve që kanë......
Plakja e popullsisë rëndon Gjermaninë - Në periudhën 2019-2025, shpenzimet sociale u rritën me 11.5%
Plakja e popullsisë po rrit ndjeshëm presionin mbi financat publike të Gjermanisë, ndërsa shpenzimet sociale kanë arritur një nivel rekord, sipas një analize......
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të tjera - 50% për të gjitha makinat dhe kamionët nga 1 janari 2027
Presidenti i SHBA, Donald Trump, kërcënoi se do të rrisë tarifat për të gjitha makinat, kamionët dhe pjesët e automobilave nga Kanadaja në 50% duke filluar......
Çmimet globale të naftës vijojnë rënien - Investitorët “shpërfillin” sanksionet e fundit të SHBA ndaj Iranit
Çmimet e naftës ranë më tej të martën, me investitorët që po shpërfillin ndikimin e sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Iranit. Kontratat e ardhshme të......
Mbi 248 mijë mjete të testuara në 7 muaj - Kontrolli teknik, autoveturat zënë 88% të totalit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se në total 248 mijë e 736 mjete janë në të gjithë vendin pranë Qendrave të......

