Shqipëria Postuar më 25 Gusht 2026, 11:51

SHBA përfshihet në ringjalljen e gazsjellësit IAP - Projekti lidh Kroacinë me Shqipërinë, mundësi edhe për LNG amerikan

Nga Ola Mitre

SHBA përfshihet në ringjalljen e gazsjellësit IAP - Projekti lidh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshihen në ringjalljen e gazsjellësit Adriatiko-Jonian, një projekt energjetik që nis në Fier dhe, përmes Malit të Zi, shkon drejt Kroacisë. Zhvillimi vjen pas marrëveshjes ndërqeveritare për projekte strategjike, të nënshkruar mes SHBA-së dhe Malit të Zi më 24 korrik 2026 në Uashington, ndërsa dokumentet e publikuara nga pala amerikane përfshijnë edhe segmentin malazez të gazsjellësit IAP.

Sipas dokumentit të datës 6 gusht 2026, projekti parashikon rreth 94 km të gazsjellësit në territorin e Malit të Zi, si pjesë e një korridori më të gjerë që lidh Shqipërinë me Kroacinë. Përfshirja në kuadrin e ri të bashkëpunimit me SHBA-në i jep një shtysë të re një projekti që diskutohet prej vitesh, por që ende nuk është materializuar në terren.

IAP është projektuar si një gazsjellës me rrjedhje në të dy drejtimet. Fillimisht ai u konceptua kryesisht për të transportuar drejt veriut gazin që mbërrin në Shqipëri përmes Gazsjellësit Trans-Adriatik, por marwveshja e re hap potencialisht rrugë furnizimi edhe për gazin natyror të lëngshëm amerikan që mbërrin në terminalin LNG të Krk-ut në Kroaci.

IAP është konceptuar për të lidhur sistemin kroat të transmetimit të gazit me Gazsjellësin Trans-Adriatik në Fier. Tubacioni nga Kroacia deri në Shqipëri shtrihet në mbi 500 km, duke kaluar përmes Malit të Zi, ndërsa Bosnjë-Hercegovina do të lidhet gjithashtu me këtë korridor.

Seksioni shqiptar është projektuar me një gjatësi prej rreth 170.3 km dhe sipas dokumentacionit të hartuar më herët për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social, gjurma kalon në 12 bashki. Tubacioni nis në afërsi të fshatit Seman, ndërsa pika e lidhjes me Malin e Zi është në lumin Buna.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat