Qytetarët rrisin borxhet për konsum/ Tirana mban peshën kryesore, Elbasani kryeson për rritjen

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore për individët është rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2026. Në total, huatë konsumatore arritën në rreth 111.2 miliardë lekë, nga 92.7 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje vjetore prej rreth 20%.
Pesha kryesore e kredisë konsumatore mbahet nga Tirana. Në kryeqytet, kjo kategori arriti në 60.1 miliardë lekë, nga 51.1 miliardë lekë një vit më parë, me një rritje prej 17.6%. Kjo tregon se më shumë se gjysma e kredisë konsumatore në vend është e përqendruar në Tiranë.
Megjithatë, rritja më e fortë nuk është regjistruar në kryeqytet, por në Elbasan. Në këtë qark, kredia konsumatore arriti në 4.21 miliardë lekë, nga 3.15 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2025, duke u rritur me 33.6%. Pas Elbasanit renditet Lezha, ku huatë konsumatore u rritën me 27.4%, në 2.22 miliardë lekë.
Rritje të larta janë regjistruar edhe në Durrës, ku kredia konsumatore arriti në 9.12 miliardë lekë, me një zgjerim prej 24.9%. Shkodra dhe Vlora po ashtu kanë shënuar ritme të forta rritjeje, përkatësisht me 23.9% dhe 23.8%, ndërsa Korça regjistroi një rritje prej 22.6%.
Në Fier, kredia konsumatore u rrit me 19.5%, duke arritur në 4.07 miliardë lekë, ndërsa në grupin e qarqeve të tjera ajo arriti në 20.46 miliardë lekë, ose 20% më shumë se një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se kredia konsumatore është zgjeruar në të gjitha qarqet e vendit, me ritme më të larta jashtë Tiranës. Kjo tregon një rritje të kërkesës së individëve për financim për konsum, ndërsa kryeqyteti vijon të mbajë peshën më të madhe në totalin e huave konsumatore.
Sa u prekën kreditë nga zhvlerësimi i euros? - BSH: Cilësia e huasë në valutë të pambrojtur nga kursi i këmbimit është përmirësuar
Cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit erdhi duke u përmirësuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Huamarrja në......
“Të rinjtë punojnë, por nuk vlerësohen” - Analiza e ALTAX: Vende pune sezonale dhe paga të ulëta
Ekonomia shqiptare po krijon më shumë vende pune se një dekadë më parë, por shumë prej tyre mbeten të pasigurta, sezonale dhe me paga që nuk ndjekin ritmin e......
Mbi gjysma e të punësuarve në Shqipëri, “punë krahu”/ Bujqësia, industria dhe ndërtimi mbajnë peshën kryesore
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 57% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në sektorë që lidhen kryesisht me punën fizike, ose siç njihet......
OBP publikon katalogun e parë për materialet mjekësore - Standarde dhe çmime të unifikuara për spitalet
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) sh.a. ka publikuar katalogun e parë për “Blerje materialesh mjekimi të përgjithshme dhe kirurgjikale për nevoja......
Si mund të jenë pushimet verore për evropianët? - Synohen destinacione të afërta nga frika e rritjes së çmimeve të biletave të avionëve
Evropianët mund të zgjedhin destinacione më të afërta se sa të udhëtojnë në vende më të largëta në Azi dhe Lindjen e Mesme për pushimet e tyre verore, tha......
Siria, e varur nga nafta ruse - Dërgesat janë rritur me 75%, në rreth 60,000 fuçi në ditë këtë vit
Rusia është shfaqur si furnizuesi kryesor i naftës në Siri, pavarësisht lidhjes së qeverisë së re me Perëndimin dhe mosbesimit ndaj Moskës për mbështetjen......
Kohët e arta të euros kanë përfunduar - Që prej datës 1 prill, 1 euro është barazuar me 95 lekë. Leku, më i fortë se kurrë
Kursi i këmbimit vijon të jetë në favor të lekut, ndërsa euro ka prekur fundin. Që prej fillimit të vitit e deri më tani, monedha evropiane vetëm sa është......
Sa i fortë është besimi ekonomik në Shqipëri në 2026? Indeksi i Eurostat tregon luhatje edhe pse renditemi mbi mesataren europiane
Besimi ekonomik në Shqipëri gjatë muajve të parë të vitit 2026 paraqitet i qëndrueshëm, megjithëse me disa luhatje të natyrshme që reflektojnë zhvillimet......


