Mbi gjysma e të punësuarve në Shqipëri, “punë krahu”/ Bujqësia, industria dhe ndërtimi mbajnë peshën kryesore
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 57% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në sektorë që lidhen kryesisht me punën fizike, ose siç njihet ndryshe “punë krahu”.
Në këtë grupim përfshihen bujqësia, prodhimi, ndërtimi, industria nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë. Së bashku, këta sektorë përfaqësojnë 57.1% të punësimit gjithsej, që do të thotë se më shumë se një në dy të punësuar në vend punon në sektorë ku forca fizike mbetet ende një komponent i rëndësishëm i punës.
Peshën më të madhe e mban bujqësia, ku janë të përqendruar 36.7% e të punësuarve. Pas saj vjen prodhimi, me 10.1%, ndërsa ndërtimi zë 7.9% të punësimit. Nha ama tjetër, rreth 2.4% janë të angazhuar në industri nxjerrëse, energji, gaz dhe furnizim me ujë.
E përkthyer në numra, nga rreth 1.17 milionë të punësuar në vend, afërsisht 672 mijë persona punojnë në sektorë që mund të klasifikohen si punë krahu.
Ndërkohë, krahas sektorëve që lidhen drejtpërdrejt me punën fizike, një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve janë të përqendruar në sektorin e shërbimeve. Të dhënat tregojnë se 42.8% e të punësuarve janë të angazhuar në aktivitete të lidhura me shërbimet, duke e bërë këtë sektorin me peshë të madhe në strukturën e punësimit.
Megjithatë, kjo përllogaritje duhet lexuar me kujdes. Jo çdo vend pune brenda këtyre sektorëve është domosdoshmërisht punë fizike, pasi brenda tyre ka edhe pozicione administrative, teknike apo menaxheriale. Por, në tërësi, struktura tregon se ekonomia shqiptare vijon të mbështetet fort te sektorët tradicionalë dhe te forca e krahut.
OBP publikon katalogun e parë për materialet mjekësore - Standarde dhe çmime të unifikuara për spitalet
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) sh.a. ka publikuar katalogun e parë për “Blerje materialesh mjekimi të përgjithshme dhe kirurgjikale për nevoja......
Si mund të jenë pushimet verore për evropianët? - Synohen destinacione të afërta nga frika e rritjes së çmimeve të biletave të avionëve
Evropianët mund të zgjedhin destinacione më të afërta se sa të udhëtojnë në vende më të largëta në Azi dhe Lindjen e Mesme për pushimet e tyre verore, tha......
Siria, e varur nga nafta ruse - Dërgesat janë rritur me 75%, në rreth 60,000 fuçi në ditë këtë vit
Rusia është shfaqur si furnizuesi kryesor i naftës në Siri, pavarësisht lidhjes së qeverisë së re me Perëndimin dhe mosbesimit ndaj Moskës për mbështetjen......
Kohët e arta të euros kanë përfunduar - Që prej datës 1 prill, 1 euro është barazuar me 95 lekë. Leku, më i fortë se kurrë
Kursi i këmbimit vijon të jetë në favor të lekut, ndërsa euro ka prekur fundin. Që prej fillimit të vitit e deri më tani, monedha evropiane vetëm sa është......
Sa i fortë është besimi ekonomik në Shqipëri në 2026? Indeksi i Eurostat tregon luhatje edhe pse renditemi mbi mesataren europiane
Besimi ekonomik në Shqipëri gjatë muajve të parë të vitit 2026 paraqitet i qëndrueshëm, megjithëse me disa luhatje të natyrshme që reflektojnë zhvillimet......
Rritet përfshirja në programet e formimit profesional - AKPA: Janar-Mars, 24% më shumë pjesëmarrës se një vit më parë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat mbi formimin profesional për periudhën Janar-Mars 2026, duke evidentuar një rritje të......
Serbia liron rezerva shtesë të naftës - Zgjat ndalimin e eksportit të karburantit
Qeveria e Serbisë ka vendosur të lirojë sasi shtesë të naftës nga rezervat dhe të zgjasë më tej ndalimin e eksporteve të karburantit për të mbrojtur tregun......
Qytetarët nuk pritën rivlerësimin, bum shitjesh në 2025-ën - Kalimi i pronësisë, shqiptarët paguan 20 milionë euro më shumë
Tregu i pronave është përballur me çmime në rritje të vazhdueshme gjatë vitit që lamë pas, por nga ana tjetër, edhe në pritje të procesit të rivlerësimit, i......


